E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhazi i Danimarkës në Tiranë

Xhazi i Danimarkës do të mbushë më 3 mars skenën e Akademisë së Arteve. Në kuadër të bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Danimarkës, do të vijnë në Tiranë tre nga artistët e njohur të kësaj muzike në këtë vend. Zëri i Susi Hyldgaard do të shoqërohet nga interpretimi muzikor i Jannik Jensen dhe Laurent Robin. Këta tre artistë janë të njohur në Evropë për interpretimin që i bëjnë kësaj muzike. Muzika xhaz vijon të ketë publikun e saj në të gjithë botën, publik i cili është rritur shumë vitet e fundit edhe në Shqipëri. Ky aktivitet organizohet nën kujdesin e Ambasadës së Danimarkës në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›