Zarzavatet, më të përdorshme për të sëmurët e spitalit
Ndër ushqimet më të përdorshme për të sëmurët janë preshi, lakra, patatja apo çaji. Preshi nxit veprimin tretës të zorrëve, ndikon në uljen e presionit të gjakut. Në të gjitha rastet ai rekomandohet të përdoret i freskët.
Patatja është një bimë barishtore, e cila përdoret për t‘u bërë gjellë ose sallatë. Ajo është shumë e pasur me karbohidrate dhe me lëndë azotike. Çaji përdoret për gripin, për freskim, për mbrojtje nga virozat, ose për dhembje të fytit. Në këtë rast shoqërohet me gjalpë, mjaltë ose limon. Edhe lakra ka përdorim të gjerë në spital, dhe kjo jo vetëm në pavijonin ku trajtohen pacientët me sëmundje diabetike. Cilësia kryesore e lakrës është nxitja e tretjes.