Zv/prezenti i KE takon Presidentin Topi e kryeparlamentaren Topalli
Zv/presidenti i KE-së, Franco Frattini, është pritur dje në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja Topalli e falënderoi Frattini-n për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe për angazhimin e tij për liberalizimin e vizave të Shqipërisë me BE-në, për të cilat do të nisin negociatat. Nga ana e tij, Fratinni, duke vlerësuar progresin e dukshëm të bërë në Shqipëri, siç u shpreh ai, tha se ndihet i kënaqur për klimën e bashkëpunimit mes palëve në Parlament, duke e cilësuar këtë si shumë të rëndësishme. "Me sa duket do të jetë një pranverë e mbarë për shqiptarët", u shpreh Frattini, duke uruar edhe marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, në Samitin e ardhshëm të Bukureshtit.Jam i impresionuar, vijoi ai, për rezultatet e dukshme që keni bërë krahasuar me vetëm një vit më parë dhe jam i sigurt se integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë i shpejtë.