E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Parma blen Lukarelin

Kristiano Lukareli kthehet në futbollin italian. Në sajtin zyrtar të klubit, Shaktjor Donjetsku ka anonçuar shitjen e sulmuesit 31-vjeçar te Parma për 5,7 milionë euro. Konfirmimi i këtij transferimi është bërë edhe në sajtin zyrtar të futbollistit: "Lukareli është blerë nga Parma, lexohej aty. Drejtuesit e klubit emilianë arritën marrëveshjen financiare me Shaktjorin për të blerë ish-sulmuesin e Livornos". Ndërkohë, dje në orën 19:00 Lukareli është prezantuar zyrtarisht në stadiumin "Tardini".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›