10 fëmijë jetimë festojnë 1 qershorin në Stamboll me mbështetjen e “Eagle Mobile”
Me rastin e Ditës së Fëmijëve, kompania më e re celulare “Eagle Mobile”, në bashkëpunim me Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë” ka mundësuar një udhëtim në Stamboll të Turqisë për 10 fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës. Fëmijët me rezultate shumë të mira në mësime me moshë mesatare 13 deri në 15 vjeç, së bashku me përfaqësues të kompanisë celulare “Eagle Mobile”, në orët e mesditës janë takuar z. Ahmet Çalik, presidentin e “Çalik Holding”, pjesë e të cilës është dhe kompania celulare “Eagle Mobile”, në mënyrë që këta fëmijë të jenë sa më pranë shoqërisë dhe sa më të integruar.
Gjatë tre ditëve që grupi i fëmijëve do të qëndrojë në Turqi, do të vizitojnë pikat turistike që janë njëkohësisht edhe simbole të historisë gjurmëlënëse të Stambollit.