E Diel, 1 Nëntor 2026

Llogaria IBAN, transfertat bankare nga dje kushtojnë më lirë



Përdorimi i formatit IBAN në numrat e llogarive për dërgesat e transfertave do të thotë që do të paguhet më pak komision. Duke nisur nga dita e djeshme, 1 qershor 2009, të gjitha transfertat bankare nga njëri vend në tjetrin kushtojnë më lirë, kjo për shkak të vënies në funksionim të numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare IBAN. Banka e Shqipërisë bëri të ditur dje se të gjithë numrat e llogarive bankare të klientëve, që përdoren për të kryer transferta brenda apo jashtë vendit, tani do të kenë formatin IBAN, një lloj sistemi i cili shmang gabimet e mundshme në transferta dhe shërbimi ofrohet brenda një kohe rekord. Por mbi të gjitha, ky sistem ul kostot e transaksioneve. Bankat aplikonin një pagesë që nis prej 10 eurosh për çdo transfertë që bëhet nga llogaritë bankare që nuk janë pjesë e kodit IBAN. Ndërsa që nga dje, aplikimi i këtij kodi edhe nga Shqipëria do të ndihmojë emigrantët shqiptarë që të sjellin para me një kosto edhe më të ulët. Kodi IBAN, ose numri ndërkombëtar i llogarisë bankare, aplikohet në 44 shtete. Çdo transfertë që kryhet nga një vend në tjetrin është me kosto minimale, pasi vendet janë pjesë e këtij sistemi të përbashkët bën të ditur BSH-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›