E Shtunë, 31 Tetor 2026

110 punonjës të pasiguruar

Fier

Inspektorati Shtetëror i Punës në rrethin e Fierit, gjatë kontrolleve të ushtruara në 6-mujorin e parë të vitit në bizneset private ka konstatuar se rreth 110 punonjës kanë qenë të siguruar. Punëmarrësit privatë nuk e kanë deklaruar fuqinë punëtore në degën tatimore, duke fshehur vlerën e vërtetë të detyrimeve tatimore që duhet të paguajnë. Sipas përgjegjësit të këtij inspektorati, Arqile Voja, të gjitha rastet e konstatuara janë dërguar në degën tatimore, ku dhe është bërë regjistrimi i tyre në skemën e kontributit të sigurimeve shoqërore.

Fier

Nis rehabilitimi i rrugës "Skënderbeu"

Bashkia e Fierit ka nisur dje zbatimin e projektit për ndërtimin e trotuarit dhe krijimin e vijës së gjelbër në rrugën "Skënderbeu", me një fond prej 16.000.000 lekësh nga të ardhurat e buxhetit lokal. Ky projekt konsiderohet si ndër më të rëndësishmit, pasi krijon një shëtitore të re, në pjesën veriore të qytetit, pikërisht në zonën e unazës. Nënkryetarja e bashkisë, Eriselda Cobo, tha se "projekti i ndërtimit të këtij trotuari është një nga prioritetet kryesore të bashkisë, që do të pasohet me një numër investimesh të tjera në infrastrukturën rrugore, krijimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe në objektet social-kulturore”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›