E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për herë të parë, ministria, studim mbi përdoruesit e drogës

Në regjistrat e Pavijonit të Toksikologjisë rezultojnë deri në 35 mijë persona, vartës nga substanca narkotike

Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Ndërkombëtare e Kontrollit të Drogës (UNODC) do të bashkëpunojnë për realizimin e një studimi kombëtar, qëllimi i të cilit është evidentimi i numrit të saktë të përdoruesve të drogës në vend. Realizimi i këtij studimi, i pari në llojin e vet, synon të evidentojë jo vetëm numrin e saktë të përdoruesve, por edhe grup-moshat, prevalancën, tendencat etj.

Burime nga MSH thanë se "për realizimin e këtij studimi do të nënkontraktohen institucione kompetente, si Instituti i Shëndetit Publik, Instituti i Statistikave, por dhe shoqëria civile". Aktualisht UNODC po shikon mundësinë e financimit për realizimin e një sondazhi kombëtar mbi problemet e drogave, kryesisht në fushën e reduktimit të kërkesës. Studimi me të dhënat përfundimtare pritet të ndihmojë qeverinë shqiptare në realizmin e një prej objektivave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare Anti-drogë, si dhe në përcaktimin e prioriteteve.

Ky studim konsiderohet edhe si ndihmë për donatorët e huaj në përcaktimin e prioriteteve të tyre dhe asistencën në fushën e reduktimit të kërkesës.

Në bazë të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se numri i abuzuesve (vartësve) arrin në dyzet mijë persona (rreth 1% e popullatës). Substancat psiko-aktive që përdoren më masivisht janë prodhimet e kanabis (rreth 65%). Përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% dhe rreth 10% janë përdorues të kokainës. Aktualisht në botë numërohen rreth 200 milionë njerëz, viktima të abuzimit të drogës. Numri më i madh i tyre, rreth 162 milionë janë përdorues të produkteve të kanabisit. Vendin e dytë e zënë simulantët e tipit të amfetaminës (ATS), ndjekur nga 16 milionë përdorues të opiateve dhe 13 milionë përdorues të kokainës.

Toksikologjiku

Nga shifra të mbledhura nga Pavijoni i Toksikologjisë në Spitalin Ushtarak rezulton se janë rreth 35 mijë persona vartës nga substanca narkotike, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor të specializuar. Ndërkohë që me vendimin e fundit të KM-së, rehabilitimi dhe shërbimi klinik ndaj vartësve të drogës do të kryhet pranë Spitaleve Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Shtimi i numrit të vartësve nga substancat narkotike shkon në 35 mijë persona, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor të specializuar, rritja e preferencës për administrim intravenoz të drogës çon në rritjen e probabilitetit të infektimit nga sëmundje të transmetueshme si HIV/AIDS, Hepatit B e C, si dhe kapaciteti i pamjaftueshëm në shtretër për përballimin e rasteve çoi në propozimin e këtij projektvendimi.

Një ndër arsyet kryesore të ndryshimit të përkatësisë administrative të shërbimit universitar të toksikologjisë, sipas MSH, është zgjerimi i këtij shërbimi, duke e kthyer në të ardhmen në një Klinikë Universitare Polivalente Adiktive, e cila do të drejtojë të gjithë procesin ku përveç trajtimit të intoksikacioneve të bëhet dhe parandalimi dhe të ndiqet detoksikimi dhe rehabilitimi i tyre. Shërbimi Universitar i Toksikologjisë Klinike, deri në sigurimin e mjediseve të përshtatshme, brenda vitit 2010 do të realizojë veprimtarinë e vet në mjediset dhe me pajisjet e Spitalit Universitar Qendror të Ushtrisë, që përcaktohen nga drej

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›