Gjuetia pa kriter dëmton ekosistemin
Kukës
Gjuetia pa kriter dhe me mjete shfarosëse të kafshëve të egra në pyjet e rrethit të Kukësit ka ngjallur shqetësimin e Shoqatës së Gjuetarëve, e cila në një mbledhje të saj ka kërkuar mbështetjen e policisë lokale, Policisë Pyjore, por edhe të komunitetit të gjerë. "Kërkesat tona duhen mbështetur nga i gjithë komuniteti e strukturat shtetërore, pasi synojnë mbrojtjen nga zhdukja të specieve karakteristike të kafshëve të egra në pyjet e kësaj zone", - u shpreh sekretari i shoqatës, Ahmet Bela. Gjuetia pa kriter e me mjete shfarosëse si me elektrikë e mjete të tjera kanë çuar në prag të zhdukjes të kafshëve të tilla si të kaprollit, derrit të egër, lepurit të egër etj. Ndërkohë edhe gjuetarë të huaj, apo të ardhur nga rrethe të tjera që ushtrojnë gjuetinë kryesisht natën pa asnjë kriter, kanë sjellë dëmtimin masiv të kafshëve të egra. "Numri i inspektorëve të pyjeve është i vogël, ndërsa gjuetarët e ardhur nga rrethet e tjera kryejnë gjueti me mbështetjen e banorëve vendas", - tha drejtori i Ndërmarrjes së Shfrytëzimit Pyjor të rrethit, Fatmir Gjana. Një fenomen tjetër negativ është dhe fakti se shumë persona kanë armë gjuetie, por që nuk kontrollohen nga Shoqata e Gjuetarëve. Të paktën 1200 persona janë mbajtës armësh, ndërkohë që vetëm 120 prej tyre janë të regjistruar në Shoqatën e Gjuetisë. Janë këta të fundit që edhe shqetësohen për dëmtimin e faunës, pasi pjesa tjetër vazhdon pa asnjë kontroll përdorimin e armëve të gjuetisë.