E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria fluturon”

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 15:14

Përveç qytetarëve, nga liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian duket se përfituesit më të mëdhenj janë kompanitë që mundësojnë udhëtimet ajrore.

Shifrat për gjashtëmujorin e parë të këtij vitit tregojnë se krahasuar me një vit më parë, udhëtimet me aeroplan në Shqipëri janë rritur për 23.1 për qind.

Estonia është vendi me rritjen më të madhe të tregut të aviacionit në Evropë, duke lënë pas 37 vendet me 37.1 për qind rritje në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

E dyta vjen Islanda me 23.7, ndërsa në vendin e tretë është Shqipëria. Në një kohë kur Estonia është në vendin e parë për shkak të tarifave të ulëta, Shqipëria pozicionohet e treta në Evropë, falë vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave (vendimi hyri në fuqi në dymujorin e fundit të vitit 2010).

Krahasuar me Shqipërinë, Estonia ka gjashtë aeroporte ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria vetëm një të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›