E Diel, 1 Nëntor 2026

17-vjeçarët kuqezinjë shkëlqejnë, mposhtin 2-1 Sllovakinë

Sllovaki Shqipëri 1-2

Shënues: Durish 45 / Ymeraliaj 43, 58
Sllovakia: Koniçek, Bero, Shatka, Laçko (Jakubek 69), Ivan, Zuziak (Trabalik 54), Leshko, Kralik, Durish, Shkrinar, Fajçik (Lupçko 41)
Trajner: Ladisllav Peçko
Shqipëria: Teqja, Jonuzi, Syku, Marku, Sokoli, Çekiçi (Hakrama 60), Kalaja, Ymeraliaj(Vatnikaj 80), Ymeraj (Hoxhallari 76), Bardhi, Hoxha
Trajner: Xhemal Mustedanagiç
Kartonë të verdhë: Trabalik, Jakubek / Syku, Marku, Sokoli, Bardhi
Gjyqtarë: Damagoj Vuçkov, Ivica Modriç (Kroaci), Mikael Mikson (Estoni)

Ekipi kombëtar i 17-vjeçarëve i ka nisur në mënyrë të mrekullueshme eliminatoret europiane, pasi ka fituar 2-1 me Sllovakinë. Shqipëria ndodhet në Grupin 12  së bashku me Sllovakinë, Gjermaninë dhe Estoninë. Ndeshjet luhen me sistem grumbullimi në Talin të Estonisë. Shqipëria U17 drejtohet nga ndihmësi i trajnerit të kombëtares Josip Kuzhe, boshnjaku Xhemal Mustedanagiç. Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme falë një dygolëshi të Franc Ymeraliajt.  Pjesa e parë 40 minutëshe është mbyllur pa gola, ndonëse rastet për shënim nuk kanë munguar. Kuqezinjtë e nisin shumë mirë pjesën e dytë, pasi në minutën e tretë Ymeraliaj kalon në avantazh Shqipërinë. Por gëzimi i kuqezinjëve zgjat vetëm 2 minuta, pasi Duris shënon golin e barazimit. Në minutën e 58-të është sërish Franc Ymeraliaj ai që shënon dhe 2-1 për Shqipërinë. Ky rezultat mbetet në fuqi deri në përfundim  dhe kuqezinjtë 17-vjeçarë e nisin mbarë eliminatoret. Ndeshja tjetër e Grupit 12 mes Gjermanisë dhe Estonisë ka përfunduar me fitoren e thellë, 5-0, të gjermanëve.

Ndeshjet e ardhshme

15 Tetor 

Shqipëri Gjermani

Estoni – Sllovaki

 18 Tetor 

Estoni Shqipëri

Gjermani – Sllovaki

Grupi 12

EKIPET Takime Pikët
1 Germany Gjermani 1 3
2 Albania SHQIPERI 1 3
3 Slovakia Sllovaki 1 0
4 Estonia Estoni 1 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›