200 korcare peticion per prishjen e rruges
Bulevardi
Mbi 200 korçarë kanë nënshkruar dje një peticion në mënyrë që politika të mos ndërhyjë më në rrugët dhe sheshet e qytetarit duke u bërë kështu pengesë direkte në zhvillimin e tij. Shqetësimi i tyre qytetar merr shkas nga ngjarjet e fundit në qytetin e Korçës, ku zbatimi i projektit të miratuar në unanimitet të plotë nga KRRT për vazhdimin e bulevardit “Republika” dhe sheshit para kinemasë është penguar në mënyrë të përsëritur nga ndërhyrje vandale me prapaskenë politike. Në peticionin e tyre, qytetarët shprehen ndër të tjera se zhvillimi i qytetit duhet të orientohet para së gjithash nga interesat e qytetarëve të tij, të cilët nuk mund të paguajnë për trillet e politikës.