Marrëdhëniet e Sali Berishës me Azem Hajdarin
Vijon
Nga Kastriot MYFTARAJ
Synimi i mocionistëve ishte po ai i katarsistëve, pra që të prishnin mazhorancën parlamentare. Atëherë Berisha do të vihej para alternativës, ose të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit, për shkak se do të akuzohej për konfliktin në parti, ose vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, në të cilat PD mund të humbte pushtetin. Plani i mocionistëve në fakt ishte vazhdim i planit të vjetër të Ramiz Alisë që me lejimin e pluralizmit në Shqipëri, të mos lejohej që të kishte një parti tjetër të madhe veç PPSH (PS). Pra, synohej që PD të minohej nga brenda për të humbur peshën si parti e madhe. Atëherë plani i mocionistëve dështoi se ata tërhoqën me vete më pak deputetë se ç duhej për të prishur mazhorancën. Berisha e kuptoi se nëse mocionistët do të lejoheshin të qëndronin në parti, atëherë do ta gërryenin nga brenda dhe shpejt PD do të humbte mazhorancën parlamentare. Prandaj Berisha vendosi që ta presë Nyjen gordiane, duke i përjashtuar ata. Sigurisht që ky nuk ishte një veprim demokratik, por as diversioni i mocionistëve, qartësisht në favor të PD, nuk kishte lidhje me demokracinë, por me puçet e pallatit. Azem Hajdari i cili në konferencë doli hapur në mbështetje të mocionistëve, megjithatë u kursye nga Berisha dhe nuk u përjashtua.
Ndërsa mocionistët krijuan një parti të vetën, Aleancën Demokratike, Azem Hajdari mbeti në PD si njeriu i tyre. Tashmë Azem Hajdari kishte veç mbështetjes së miqve të vet mocionistë, edhe mbështetjen e qartë të PS. PS e shënjestronte Berishën si fundamentalist islamik, por kursente Azem Hajdarin, i cili shfaqej publikisht në ceremonitë islamike, si në faljen e Bajramit, në Sheshin Skënderbej, duke kryer ritet islamike, me gjasë duke synuar që të siguronte mbështetjen e besimtarëve muslimanë. Ky kursim i Azem Hajdarit sigurisht ndodhte për shkak se ai në atë kohë ishte në konflikt me Berishën, por ky standard i dyfishtë e bënte të dukej joserioz alarmin e PS-së për rrezikun islamik në vend.
Azem Hajdari bëri gjithçka për të provokuar partinë e vet. Në vitin 1993 ai u bë kryetar i Këshillit botues të gazetës Koha Jonë, e cila ishte artileria e rëndë e PS kundër Berishës dhe partisë në pushtet. Në Kuvendin II të PD që u mbajt në dhjetor 1993, Azem Hajdari nuk u rizgjodh as në postin e nënkryetarit dhe as në kryesinë e partisë. Azem Hajdari e shkallëzoi sfidën e tij dhe nuk hezitoi as që të hynte në grevën e urisë së ish-të përndjekurve politikë, në vitin 1994, kundër qeverisë, e cila grevë u organizua nga njerëz qartësisht të frymëzuar nga ambasada greke në Tiranë, në kohën kur konflikti mes Shqipërisë dhe Greqisë qe në kulmin e vet për shkak se paramilitarë grekë të mbështetur nga shteti grek kishin vrarë tre ushtarakë shqiptarë në kufi, dhe si kundërpërgjigje shteti shqiptar arrestoi pesë veprimtarë të Omonia-s të cilët qenë duke organizuar struktura paramilitare të armatosura në minoritetin grek në Shqipëri. Është interesante se ata që organizuan grevën e urisë së ish-të përndjekurve politikë kundër PD në 1994, në një kohë që PD u dha një shpërblim ish-të përndjekurve, më pas, në 1997, do të bëheshin aleatë të PS, dhe pas zgjedhjeve nuk bënë asnjë grevë urie kundër qeverisë së majtë, e cila nuk u dha asgjë. Kuptohet përveç organizatorëve të grevës të cilët ndërtuan vila luksoze dhe u bënë biznesmenë.
Për shkak të këtyre veprimeve Azem Hajdari u përjashtua nga Këshilli Drejtues i PD, siç quhej atëherë Këshilli Kombëtar. Kur Azem Hajdari kërkoi të hynte forcërisht në një mbledhje në selinë e PD, ai u ndalua nga një nëpunës i administratës së PD, ndaj të cilit ushtroi dhunë fizike. Pasi i dhunuari bëri kallëzim penal ndaj Azem Hajdarit, këtij të fundit parlamenti i hoqi imunitetin mbi bazën e kërkesës së prokurorisë. Azem Hajdari u bë tashmë heroi i shtypit të majtë. Por me afrimin e zgjedhjeve parlamentare Azem Hajdari filloi të tërhiqet, për shkak se kishte frikë mos mbetej jashtë parlamentit. Në fakt qenë diplomatët amerikanë në Tiranë ata që kërkuan që Azem Hajdari të zgjidhej anëtar i Këshillit Drejtues të PD në Kuvendin III të kësaj partie në prill 1996, dhe që të bëhej kandidat për deputet. Në atë kohë Berisha kishte marrëdhënie të këqija me Washingtonin, por nuk donte që të prishej deri në këto detaje. Berisha e dinte mirë se Washingtoni, politika e të cilit për Shqipërinë në atë kohë ishte totalisht e influencuar nga Greqia, e donte Azem Hajdarin në PD si lider të kolonës së pestë për ta përçarë partinë, në mënyrë që ajo të shpërbëhej dhe të mos ishte më një nga dy partitë e mëdha në vend.
Berisha u shtir sikur e plotësoi kërkesën e amerikanëve për Hajdarin, por në prapaskenë bëri gjithçka që ai të humbte. Hajdarit iu dha një zonë zgjedhore e krijuar enkas për të e cila bashkonte një pjesë të rrethit të Bulqizës, me një pjesë të Librazhdit. Strukturat vendore të PD morën urdhër të mos e mbështesin Hajdarin. Por ai pati mbështetjen e të majtëve, dhe u bë deputet, edhe për shkak të mënyrës se si shkuan zgjedhjet e majit 1996.
Në prill të vitit 1996, para zgjedhjeve parlamentare PD mbajti Kuvendin III, ku vendin e sekretarit të përgjithshëm të lënë bosh nga Tritan Shehu, i cili u bë kryetar, e zuri Besnik Dervish Gjongecaj, me origjinë tropojane, musliman. Ky veprim shkonte në kundërshtim me linjën e deriatëhershme të Berishës për t i mbajtur tropojanët larg lidershipit të partisë. Me sa duket ky veprim shprehte mosbesimin e Berishës tek njerëzit e lidershpit të PD, të cilët duke menduar se amerikanët do ta largonin Berishën nga politika pas
zgjedhjeve, e quanin të leverdisshme që të punonin kundër tij. Zgjedhja e Gjongecajt gjithsesi tregoi se sa i thellë ishte mosbesimi i Berishës ndaj Azem Hajdarit, derisa nuk ia dha këtij këtë rol. Gjongecaj pas zgjedhjeve do të bëhej ministër i Arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe zëvendëskryeministër. Me këtë Berisha llogariste që ta kishte njeriun e tij në qeveri. Nëse kjo ishte llogaria e Berishës, ai gaboi rëndë, si me të gjithë tropojanët të cilëve u dha poste të larta. Besnik Gjongecaj pas zgjedhjeve të vitit 1997, kur PD doli në opozitë, dhe ai nuk u bë deputet, u largua nga PD dhe sot shkruan kundër Berishës në gazetën e Mero Bazes.
Në Kuvendin III të PD Berisha do të lançonte në forumet e larta të partisë edhe një tjetër tropojan, këtë herë katolik Afrim Krasniqin (Paci). Tashmë në kryesinë e PD për herë të parë që nga krijimi i kësaj partie kishte tre tropojanë. Sali Berisha, Besnik Gjongecaj, Afrim Krasniqi. Në zgjedhjet parlamentare të majit 1996, nga 122 deputetë që mori PD (nga 140) katër qenë tropojanë dhe nga këta vetëm një u zgjodh në Tropojë, Besnik Gjongecaj. Tre të tjerët qenë Azem Hajdari (Bulqizë), Shaban Memia (Tiranë), Afrim Krasniqi, i dalë nga lista shumëemërore. Qartësisht, numri i deputetëve tropojanë të PD, ishte në shpërpjesëtim me numrin e banorëve të kësaj krahine, qoftë dhe duke përfshirë ata që kishin lëvizur në zona të tjera të vendit.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996, Azem Hajdari u sintonizua krejt me opozitën në kundërshtimin ndaj partisë në pushtet. Azem Hajdari ia doli që të bëhet kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, pasi vendi i kryetarit mbeti vakant, dhe filloi të organizojë mitingje proteste kundër qeverisë. Me këtë e mbushi kupën. BSPSH kishte qenë organizatore e grevës së përgjithshme e cila kishte përmbysur qeverinë e majtë të dalë nga zgjedhjet e kontestuara të vitit 1991. Dukej se skenari po përsëritej. Këtu Berisha u detyrua që të vepronte hapur. Si fillim, Azem Hajdari u përjashtua nga Këshilli Drejtues i PD. Më pas bodyguardi i Berishës, Izet Haxhia, tropojan dhe mik i Azem Hajdarit, shkoi personalisht dhe e mori atë në makinën e tij, në kohën që Azem Hajdari gjendej në krye të një mitingu para stadiumit Selman Stërmasi në Tiranë, ku sheshi qe mbushur me militantë të majtë. Duket se Haxhia e çoi Hajdarin tek Berisha, i cili zhvilloi me të një bisedë, e cila nuk u bë kurrë e ditur. Gjithsesi pas kësaj vrulli i Hajdarit ra shumë.
Kur u shkallëzuan trazirat e vitit 1997, Berisha u gjend shumë ngushtë posaçërisht në ditët e mesit