E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur çdo besim del në skajet e mendimit, duke përjashtuar intelektualizmin dhe patriotizmin

Nga Besi BEKTESHI
Në ditët e sotme, kur bisedojmë por edhe veprojmë për tju bashkangjitur botës perëndimore dhe sidomos asaj demokratike, patjetër që një trysni apo më mirë një kapacitet integrues është edhe religjioni. Kuptohet se në veçanti nga shumë shtete, por edhe kombe të tjerë të Europës, ne kemi disa besime të cilat kanë qenë dhe janë aty, me të gjitha të mirat, por edhe ndryshimet që paraqesin. Kjo gjë duhet pasur parasysh. Madje shumë dhe qartë. Por nuk sillemi si një shtet normal që zbaton kushtetutën dhe që mund të konsiderohet modern për të kaluar në një sistem interpretimi dhe bashkëjetesë normale dhe që nuk sjell asnjë lloj shqetësimi. Patjetër që jemi shumë të mirë si një shtet i tillë, që nuk ka pasur probleme të tilla dhe kjo në saj të një populli jo kaq besimtar se sa i besueshëm që nuk vdes nga besimi. Një popull që beson se është respektues dhe bashkëpunues në një bashkëjetesë normale. Ne jemi trandur në besim sidomos në kohën kur Enver Hoxha, kërkonte të mbyste të gjithë besimet e formuara prej shekujsh me besimin e tij idiot dhe kriminal, duke shembur kulte dhe vende kulti dhe duke vrarë klerikë nga të gjitha fetë. Shkurt kërkonte që të shuante të keqen që i vinte nga religjioni për të vendosur njëherë e përgjithmonë religjionin e tij, që patjetër u vërtetua, se ishte një kapacitet moral dhe veprues nga më të zorshmit dhe të poshtrit në botë. Duhet imagjinuar se në Shkodër qytetin tradicional, që ka dy nga religjionet e mëdha  dhe që ka vende kulti dhe klerikë të shkëlqyer të dikurshëm, është ndërtuar edhe muzeu ateist i pari në botë, duhet kujdesur që skajet të janë sa më larg dhe të pa prekura në shoqëri. Në këtë skaj të mendimit ka shkuar menyja intelektuale e komunizmit feudal dhe rural shqiptar. Për këtë gjë, shumë nga ato që sot besojnë dhe janë kthyer te zoti dikur kanë marrë kazmën për të shkatërruar ndonjë kishë apo xhami.
Po po, dhe sot mbajnë ramazan ose shkojnë e rrëfehen në kishë. Sepse ato që kanë qenë ateo jo vrastarë dhe janë edhe sot, patjetër që duhet pasur më respekt, së paku për koseguencën që tregojnë. Por...ka komunistë dhe sekretarë partie, që sot kanë fëmijët kryesisht vajzat të mbuluara dhe që vetë kanë mjekër të gjatë dhe pantallona të shkurtra.
Po ashtu, drejtorë komunistë që kanë shkuar për të demaskuar priftërinj që më vonë janë burgosur dhe pushkatuar dhe sot luten dhe rrëfehen në kishë!! Po po, ka shumë të tillë dhe kjo është fitore e besimit, por edhe mutacion njerëzor jo moralisht i sinqertë.
Sepse ka..sekretarë partie që tregojnë se kanë respekt për fenë, kur dikur merreshin keqas me identifikimin e atyre që tregonin një lloj respekti dhe traditë në religjion. Në këtë pikë kemi persona nga më të pështirët që mund të bëhen, por kemi një të mirë që harrojmë shumë shpejt se çfarë makabritetesh kemi bërë si shoqëri. E për më tepër themi i bëri diktatura apo ideologjia, a thua se të dyja erdhën vetëm dhe u zbatuan vetëm!!
Ka edhe një problem tjetër. Ne kemi zyrtarisht katër fe. Që nuk është fare problem, por që më pas do të shpjegoj se çfarë përbën problem. Religjionet janë ato Myslimane, Ortodokse, Katolike dhe padyshim kemi  të aprovuar edhe atë Bektashiane. Me një popull që nuk ka qenë thjesht tolerant, por bashkëpunues dhe bashkëjetues ka ndodhur që sot mbi 40 për qind e popullsisë është e kombinuar midis dy besimeve. Pra martesat kanë bërë që një shumicë njerëzish, të kenë dy apo tre religjione në kombinimin e tyre familjar dhe ka edhe me tre apo edhe katër. Po po, sepse kështu kanë qenë gjyshat dhe pastaj edhe prindërit. Kjo nuk është tolerancë, por bashkëjetesë e plotë në dashuri dhe familje.
Fjala tolerancë është për tu përdorur në ndonjë vend tjetër dhe jo këtu. Ne nuk tolerohemi, por bashkëjetojmë, qartë dhe hapur. Por çfarë po bën ndryshim në këtë kohë?
Si shembull po marr Shkodrën si vendin me më vëmendje ndaj kultit dhe religjione të fuqishme edhe si institucione. Patjetër që ajo bën dallim nga Shqipëria në këtë drejtim.
Po ta shikosh qytetin dhe rrethinat nga lart, vëren një diçka më shumë trishtuese se sa çliruese. Pse? Po sepse nga vendi me muzeun ateist të parë në botë është vendi ku ka më shumë xhami e kisha për frymë të popullsisë ndoshta edhe në botë. Kuptohet se është një kalim sa në njërin skaj në tjetrin dhe imponimi është dypalësh. Për një fat jo kaq shumë të zgjuar, lartësitë më të mëdha në qytet janë këmbanoret dhe minaret dhe duken haptas se janë në një garë aspak normale për një shtet që e konsideron veten laik.
Nejse, Franca është rreth 37 për qind laike në ateo, dhe po ashtu edhe Italia apo edhe ndonjë vend tjetër europian, por nuk kanë ngritur kazmat dhe pushkët ndaj kishave dhe vendeve të kultit. Patjetër edhe ateizmi nuk është shpikur dhe vepruar te ne përpara tyre, por nuk kanë bërë masakër në këtë drejtim. Megjithatë!! Ka edhe një drejtim tjetër. Po rifuqizohen religjionet me predikues ose klerikë të një trashëgimie jo tonën.
Në tre drejtime. Muslimane dhe katolike, por edhe ortodokse, pa përmendur disa të tjerë që enden poshtë e lartë në predikime derë më derë e shtëpi më shtëpi.
Sepse natyrisht shumë prej klerikeve të shkëlqyer Enveri dhe një pjesë e atyre që tani thonë se besojmë i kanë vrarë apo burgosur dhe për pasojë një pjesë e besimit mysliman po furnizohen nga shkolla arabe që nuk dihen mirë se çfarë patriotizmi shqiptar kanë dhe tolerojnë dhe sidomos në ndryshim nga shkollat pjesërisht otomane që vinin nga turku që kishte në ndryshim nga arabët konceptin shtet dhe ligj dhe jo religjionin si shtetëzim. Por nuk mbesim pas edhe klerikë të kristianizmit që vijnë nga jashtë dhe nuk dinë se çfarë trashëgimie kemi pasur në bashkëjetesë dhe tolerancë fetare ashtu sikundër ju pëlqen të thonë. Por shikojnë se në çfarë proporcionesh është religjioni!!Sot bisedohet për perçen dhe po ashtu edhe për peshën e besimit në paraqitjen, veshje dhe koncept. Në kohë të mbretërimit të Zogut ka pasur në imitim të Ataturkut edhe ndalimin e saj. Por jemi në 2009-tën dhe veshja nuk mund të jetë tabu. Po ashtu altoparlantët dhe këmbanat elektrike të kishave që bien dhe bien si në gjuhën arabe dhe në tringëllime të forta që besoj nuk mund të jenë shumë apropriato për pikërisht 2009-tën. Duket sikur jetojmë në një vend thellësisht fetar, ndërkohë që nuk është e vërtetë kjo gjë edhe pse jo shumë vite më përpara... kishim kazmën dhe burgjet për... Hapen lajme të para sa herë ka festa fetare dhe bëhet kjo gjë për të treguar vëmendjen e shoqërisë ndaj religjioneve. Por kryesisht bëhet për të paraqitur politikanët të cilët kujdesen me demek të jenë të respektueshëm. Lojëra me religjion që përsëriten në mënyrë bajate, sa herë ju duhet të thonë pastaj ndonjë gjë për politikë. Kemi në mënyrë idiote ballafaqimin e zhveshjes në mënyrë të turpshme në modë me perçen dhe kjo është një banalitet që tregon kalimin në skaje dhe se kemi një shtet që nuk vendos rregulla sjelljeje dhe paraqitje në institucione, duke lejuar që shteti të ketë një mungesë ose barazi me Pub-in dhe xhaminë apo kishën. Në fakt, shteti me rregull është i ndarë nga feja. Ka shenja fetare apo religjonare të dukshme sipas dëshirës në mjedise publike dhe shkolla apo edhe institucione dhe kjo është një liri e të qënit besimtar, kur në fakt besimi ka vendin e tij. Ka priftërinj që shkojnë të bëjnë vizita baritore në shkolla publike dhe kjo duket sikur është ndonjë madhështi e sinqeritetit fetar për të edukuar. Pastaj ka shkolla të tipit medrese që tejkalojnë mësimet e caktuara, por edhe xhami ku predikohet disi jo normalisht dhe në bazë konceptin moral vetëm fetar. Natyrisht që ka shumë klerikë që kanë taban kombëtar të jashtëzakonshëm dhe që mendojnë një religjion të tillë ideor dhe fitues mbi pikërisht ateizmin shkatërrues dhe të egër komunist, por edhe të mbajtjes gjallë të frymës bashkëpunuese. Por kanë vështirësi, sepse si në çdo gjë katapultimet dhe ndërhyrjet shpesh herë jo të qarta dhe të mira nga jashtë, sjellin edhe të tillë, që dhunojnë pikërisht trashëgiminë e pasur dhe të një shoqërie jo vetëm tolerante, por bashkëjetuese dhe bashkëpunuese. Duhet të mendohen kur deklarojn

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›