GJND, enigmë vendimi për Kosovën
Data
Ka më shumë se një muaj që mediet botërore, duke u mbështetur në burime jozyrtare, por “të besueshme”, brenda Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd u kanë bërë me dije se vendimi i kësaj gjykate për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës do të shpallet më 22 korrik. Sado që deri te kjo datë ka mbetur edhe rreth dhjetë ditë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ende nuk është deklaruar zyrtarisht rreth shpalljes së këtij vendimi. Siç dihet, GJND-ja vendimet e veta i paralajmëron një muaj ditë përpara. Bazuar në këtë praktikë të GJND-së del se vendimi për Kosovën nuk do të shpallet para shtatorit, me gjithë zërat dhe burimet jozyrtare që kanë caktuar 22 korrikun si ditën kur do të deklarohet GJND-ja.
#