Nga Haymarket Square, në ditët e sotme të 1 Majit në piknik!!
Nga Besi BEKTESHI
Festa e punëtorëve ose më mirë të themi Dita ndërkombëtare e Punonjësve e ka bazën e saj në Illinois, apo më saktë në qytetin superindustrial të Amerikës, me emrin Chikago.
Në fakt që në vitin e largët 1866-të dhe pikërisht 1 Maj në këtë shtet dhe qytet të USA-s është bërë përparimi i parë ligjor i kërkesës dhe aprovimit të ditës 8- orëshe të punës dhe kushteve të punonjësve. Në këtë shtet dhe pastaj në të gjithë Amerikën e cila po industrializohej më shumë se të gjitha vendet e tjera të botës, por rritej lëvizja e madhe e punëtorëve dhe krijimit të sindikatave të tyre. Në fillimet e këtyre bashkimeve të kolektivave punëtore dhe të efektit sindikatë kanë qenë Kalorësit e Punës që kanë bërë protesta dhe demonstrime si në Illinois dhe New York në vitet më pas, si në 1882 dhe më vonë në 1884, për të arritur në ditën 3-4 maj të vitit 1886-të kur në Haymarket Square, ndodh tragjedia në një nga demonstrimet e punëtorëve dhe organizmave autonomë të tyre. Kuptohet se po kërkohesh përsëri 8- orarëshi i punës, po kërkohej që të mos pushoheshin nga puna në disa fabrika punëtorët dhe po kërkoheshin kushtet e punës dhe siguria në punë. Në datën 4 maj në sheshin në fjalë, ishin mbledhur disa mijëra persona midis të cilëve disa organizime autonomë dhe të pavarur si sindikatë dhe të tjerë që në majë të një karroje po mbanin fjalimet e rastit. Deri në atë kohë, i gjithë demonstrimi po shkonte mjaft mirë dhe qetë, sa organizatorët po mendonin që të shpërndanin në shtëpitë e tyre të gjithë turmën. Patjetër që policia kishte marrë edhe ajo pozicionin e saj dhe deri në atë kohë, po qëndronte e qetë. Por diçka ndodhi, që edhe sot e kësaj dite nuk është arritur të shpjegohet edhe ligjërisht dhe kronologjikisht qartë. Nga policia u mor një urdhër që të shpërndante turmën dhe filloi një angazhim disi më i fortë e i saj, por ndërkohë ndodhi edhe një diçka e madhe që prishi të gjithë ecurinë e demonstrimit apo mitingut punëtor. Në mes të policisë dhe në afërsi të karros u dëgjua një fishkëllime bombe dhe pastaj një plasje e fortë ku mbeten të vdekur 2 policisë dhe plagosur 11 persona të tjerë. Në këtë rast policia shtiu mbi turmën, dhe u bë një tragjedi e vërtetë me disa të vdekur, por edhe të arrestuar. Tetë prej tyre u dënuan me vdekje nga gjykata e vendit, dhe shumica e tyre ishin punëtorë, por me origjinë gjermane. Më vonë drejtësia amerikane vërtetoi se ato ishin të pafajshëm për sa kishte ndodhur, dhe që nga kjo kohë edhe më vonë 1 Maj është konsideruar dita e punëtorisë apo e punës. Më shumë këtë ditë e internacionalizuan Internacionalet Socialiste dhe më vonë ato komuniste, por edhe shtetet e tjera të një të majte me ngjyra të të gjithë spektrit të tillë. Natyrisht i gjithë organizimi sindikalist i botës 1 Majin e kaloi në dorë të sindikatave të mëdha të ndryshme dhe që kishin tashmë baza ndërkombëtare si në Europë, Amerikë dhe vendet e ish demokracive proletare dhe të kuqe. Por, ka pasur shumë organizata autonome të ndryshme nga më bisedueset me qeveritë dhe nga më radikalet në protesta. Patjetër që sindikatat kanë luajtur rolin e tyre të madh në arritjen e respektit në punë. Të kushteve dhe të orëve dhe ditëve të pushimit, të sigurimit në punë dhe të pagesës normale dhe po ashtu të kontratave kolektive dhe individuale. Edhe ne kemi pasur demonstrime të ditës 1 Maj dhe kryesisht në Shkodër, ku kishte një industri dhe artizanat më të zhvilluar se kudo në Shqipëri dhe pastaj në Korçë dhe Tiranë, dhe bëhet fjalë përpara çlirimit. Megjithatë një organizim të vërtetë punëtor dhe sindikalist, nuk arritëm të provonim se si regjimi i Zogut dhe pastaj pushtimi fashist nuk para e kishin qejf dhe për më tepër fashizmi, e ndaloi me ligj edhe në Itali dhe jo më të lejonte të tilla manifestime dhe kërkesa të të drejtave në koloninë e saj të vogël në buzë të Adriatikut. Në të vërtetë 1 Maji erdhi në formën e shqiptarëve, në kohë të diktaturës. Kush nuk i kujton manifestimet, brohoritjet dhe gëzimin e detyruar të asaj kohe. Tribuna dhe lule si dhe manifestim, për arritjet të cilat si partia dhe Bashkimet Profesionale krejtësisht shërbëtore të regjimit, organizonin me datën 1 Maj. Jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Familjet blinin për fëmijët këpucë të reja dhe sandale gome, por edhe dilnin për të festuar dhe u parë në shesh. Me një fjalë në botë demonstrohej dhe kërkohej drejtësi në punë dhe kushte të mira, kurse në Shqipëri gëzonin për ditët e lumtura të Klasës Punëtore e cila pasohej nga ajo kooperativiste. Për dekada njerëzit me 1 Maj që ishte dhe ditë pushimi bënin qejf dhe hanin akullore dhe blinin për të pirë arançata që ishin ujë me bojë dhe pak sheqer. Kuptohej se edhe në shtëpi kishte një meny më të mirë dhe në kohën kur kishim edhe vështirësitë më të mëdha ekonomike, një ditë përpara jepej edhe tolloni i mishit që tavolina të ishte më e bollshme. Me një fjalë një hovardallëk që të linte pa mënd. Megjithatë mundoheshim të gëzonim dhe fëmijët, por edhe të rriturit gëzonin, sepse në fakt ishte një ditë që të imponohej gëzimi dhe hareja nga që kishte edhe ndonjë koncert dhe ndonjë parakalim në qytet, por kishte edhe vizita dhe po ashtu ishte një ditë pushimi, sepse nuk duhej harruar se në kohën e PPSH-së punohej edhe ditën e shtunë. Menjë fjalë u mësuam të festonim për 1 Maj dhe tani na vjen si çudi të bëjmë ndryshe. Në këtë 1 Maj në Gjermani dhe Turqi është protestuar disi më ashpër se në vende të tjera, dhe zakonisht rrëmujat i bëjnë grupe radikale, por patjetër që ka edhe koncerte proteste dhe po ashtu edhe koncepte të një organizimi me qëllim arritjet në nivele të larta zhvillimi për punonjësit. Patjetër që është edhe kërkesa për të përballur krizën botërore dhe humbjet e mëdha të vendeve të punës dhe uljen në nivel jetese. Në fakt ne, nuk kemi ndërruar asgjë.
Por, asgjë!! Ne nuk kemi vetëm tribuna të parakalimit idiot të kohës së xhaxhit Enver që përshëndeste me shumë dashuri dhe që afër tij merrte dhe kreun e BPRSH-së i cili qëndronte aty si një Sanço Panço duke buzëqeshur dhe ngazëllyer afër udhëheqësit të madh. Sot krerët e sindikatave shqiptare janë po në të njëjtën pozitë, për të mos thënë akoma më poshtë, se nuk kanë shanse të qëndrojnë afër udhëheqësve të mëdhenj si djathtas dhe majtas, të politikës shqiptare. Atëherë ishin thjesht burokratë, kurse sot janë thjesht përfitues të drejtimit politik dhe kanë mbas vetes vetëm të tjerë si puna e tyre, duke mos pasur asnjë farë pozite dhe force sindikaliste. Po të largojmë lëvizjen e parë të vërtetë, por edhe ajo politike të 91-shit, asnjë grevë apo demonstrim apo kërkesë e madhe nuk ka mundur të mbledhë as 100 vetë në shesh nga dy sindikatat e mëdha dhe të ndara njëra e PS-së dhe tjetra e PD-së. Kanë vetëm rol përsëritësi i propozimeve që vetë partia ka ndër mënd të bëjë, dhe ato e hedhin në eter. Sot njerëzit 1 Majin e kalojnë në piknik.
E kalojnë në restorante dhe lokale, por edhe pushim nëpër plazhe, kur është koha e mirë.
Janë mësuar në diktaturë, por ka edhe një arsye tjetër. Kujt do ti protestojnë dhe pse të protestojnë?!! Për vende pune të humbura?! Për krizën globale për të cilën kanë dalë në sheshet e Gjermanisë, Francës dhe Japonisë, por edhe në Indonezi, Turqi dhe Tajlandë dhe në shumë vende të tjera!! Të protestosh në Shqipëri ka dy mënyra. E para, është të protestosh dhe askush të mos ja vari asaj që ti proteston, dhe mënyra e dytë është të protestosh dhe të tjerët ta shfrytëzojnë dhe protesta të kthehet në tërbim dhe prishje-shkatërrim, e deri në gjak. I kemi provuar të dyja dhe është vërtetuar se ndershmërisht nuk fitohet dhe nuk arrihet asgjë, sepse me demokracinë në Shqipëri e kanë jo seriozisht. Pastaj kujt ti shkosh pas në 1 maj? Konfederatës që varet nga PS-ja apo SP-së që varet nga PD-ja?!! Sepse në fakt kur në qeveri është PD-ja protesta dhe deklamime bëjnë ato të Konfederatës dhe kur në pushtet është PS-ja, të tilla gjëra sajojnë Sindikatat e Pavarura... Apo të bashkohesh me tufën e nostalgjikëve me trumë të djegur që mbajnë foto e Enverit dhe shkojnë së bashku me MJAFT-in të Partizani i Panjohur për të revindikuar të drejtën për të protestuar?!!