ALUIZNI: Lejet e legalizimit për 6 qytete
24/03/2009 Miratohet kalendari i aktiviteteve për javën e fundit të marsit
Pronarët e rinj në Lushnjë, Berat, Tiranë, Korçë, Pogradec, Durrës
Lejet e legalizimeve do të shpërndahen këtë javë në gjashtë qytete. ALUIZNI ka miratuar kalendarin e ri për shpërndarjen e lejeve që do të vijojnë në Lushnjë, Berat, Tiranë, Korçë, Pogradec dhe Durrës. Në qarqet e vendit janë në proces përpunimi 134 341 dosje objektesh informate. Ekspertët e Agjencisë së Legalizimit bëjnë të ditur se ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12 297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët. “Deri në këtë moment ALUIZNI ka përmbyllur plotësimin e dosjeve dhe ka pajisur me leje legalizimi 4504 objekte, për të cilat qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor”, - theksuan burimet zyrtare. Deri në fund të muajit prill çdo qark do të ketë ditën e vet të shpërndarjes së lejeve. “Miratimi i kalendarit të aktiviteteve për shpërndarjen e lejeve të legalizimit, paraprihet nga një program i hollësishëm masash për organizimin e aktiviteteve me këtë tematikë, në çdo qark të vendit. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t kanë plotësuar dokumentacionin e dosjeve të legalizimit për çdo objekt informal, si dhe kanë njoftuar qytetarët për shpërndarjen e lejeve të legalizimit sipas afateve të fiksuara në këtë kalendar”, - thanë ekspertët e Agjencisë së Legalizimeve. Gjatë javës së kaluar, ALUIZNI shpërndahu lejet e legalizimit në disa nga qarqet kryesore të vendit. Në qarkun Vlore dhe Bashkinë Sarandë, në qarkun Gjirokastër dhe bashkitë Gjirokastër, Përmet e Tepelene, si dhe në qarkun Lezhë. Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, prof. dr. Shaban Memia, në këto takime ka theksuar se informaliteti është një tumor për ekonomitë familjare dhe ekonominë e vendit. Reforma e ndërmarrë nga qeveria po e nxjerr vendin nga informaliteti dhe po i shton ekonomisë shqiptare miliona dollarë pasuri të paluajtshme,të cilat tashmë janë pjesë e tregut. Procesi i legalizimeve po i jep fund mbajtjes peng të mijëra ekonomive familjare, duke dhënë zgjidhje jo vetëm për to, por edhe për ekonominë dhe zhvillimin urban të qyteteve. “Procesi ka ecur me ritme të shpejta dhe tashmë rreth 80 për qind e punës është kryer nga administrata, por janë qytetarët ata që tani duhet të shkojnë të shlyejnë detyrimet sipas ligjeve dhe të pajisën me lejet e legalizimit”, është shprehur Memia. Gjithashtu në qarkun e Lezhës u theksua edhe regjistrimi në ZRRPP-në e këtij qarku të pronave për 110 objekte informale të legalizuara nga ALUIZNI, një hap i rëndësishëm në këtë proces, si pjesë e përmbylljes të të gjitha hapave ligjorë. Ky proces është në vazhdimësi, ndërsa ALUIZNI premton se do të publikojë edhe në media informacione të dobishme për publikun e interesuar në lidhje me ritmet e procesit të shpërndarjes së lejeve të legalizimit për objektet informale. Gjithashtu do të bëhen publike edhe të dhëna mbi detyrimet financiare të paguara nga qytetarët, apo ecurinë e regjistrimit të pasurive të legalizuara në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.