AMC dhuron 22 karrige me rrota për personat me aftësi të kufizuar
_best.jpg)
Tiranë, 4 Shkurt NOA - Duke u bazuar në një
nga politikat e saj sociale për krijimin e lehtësirave për personat me aftësi
të kufizuar, bazuar në sloganin AMC e sheh botën plot me përkujdesje,
kompania e parë e telefonisë celulare në botë ka mbështetur shoqatën e invalidëve
Para dhe Tetraplegjikë të Shqipërisë ndaj sot dhuroi karrige me rrota për 22
persona me aftësi të kufizuara të kësaj shoqate.
Në një takimi me anëtarët e shoqatës së Para
dhe Teraplegjikëve, z. Nikos Parastatidis, Zëvendës Manaxher Marketingu i AMC,
u shpreh se gjatë gjithë këtyre viteve ka patur bashkëpunime të frytshme me
shumë institucione dhe shoqata që veprojnë në ndihmë të personave me aftësi të
kufizuar.
Kurse duke u fokusuar te ky projekt tha se aiështë
njëri prej tyre, i cili synon të përmirësojë jetën dhe lehtësojë integrimin
tuaj në komunitet.
Ne e shohim botën plot përkujdesje dhe kjo
fjalë zë një vend të rëndësishëm në programet tona të përgjegjësisë sociale dhe
në vlerat që kemi krijuar. AMC do të vazhdojë të kontribuojë për njerëzit në
nevojë edhe në të ardhmen, - theksoi z. Parastatidis.
Kryetarja e shoqatës së Para dhe
Tetraplegjikeve Mylbere Prizreni falënderoi AMC për mbështetjen e vazhdueshme
që u ka dhënë personave me aftësi të kufizuar. Falenderojmë AMC që na është
gjendur përsëri pranë. Duke na dhuruar karriget me rrota AMC na ka lehtësuar jo
vetëm lëvizjen tonë por edhe integrimin tonë në komunitet, - tha Prizreni.
Karriget me rrota janë të një cilësie të
lartë, të lehta dhe me një qëndrueshmëri të madhe, duke ofruar komoditet dhe
jetëgjatësi për përdoruesit e tyre.
Dhurimi i këtyre pajisjeve u realizua në
bashkëpunim me Shoqatën e invalidëve Para dhe Tetraplegjikë të Shqipërisë, e
cila numëron më tepër se 4 500 anëtarë.
AMC ka ndërmarrë nisma dhe ka realizuar
aktivitete të shumta sociale në të kaluarën, duke përfshirë dhurimin e
printerit me alfabet Braille për Institutin e të Verbërve Ramazan Kabashi,
mbështetjen e kampionatit të dytë kombëtar për të verbrit, dhurimi i aparatit
për matjen e problemeve dëgjimore për maternitetin Koço Glozheni, projektin
SMS Shprese ku çdo vit një shumë e konsiderueshme e të ardhurave të SMS të
dërguara gjatë natës së vitit të ri shkon në ndihmë të shtresave në nevojë.
r.b/NOA