E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC mundëson sallën për ekspozitat

03/06/2009  Fakulteti i Gjeologji-Minierave

Me kontributin e kompanisë celulare AMC u përurua dje në Fakultetin e Gjeologji-Minierave salla e ekspozitave, e rindërtuar tërësisht për të ekspozuar punimet e studentëve. “Ju përshëndes për punën e mirë që keni bërë. Ne si kompani gjermano-greke e vlerësojmë si shumë të rëndësishme mbështetjen e artit dhe arsimit. Me anë të kësaj salle ne duam që studentët të kenë mundësi të ekspozojnë punën dhe arritjet e tyre”, - u shpreh z. Stefanos Oktapodas, gjatë ceremonisë së përurimit. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, i cili falënderoi AMC-në për kontributin e vazhdueshëm që jep për përmirësimin e cilësisë në universitetet shqiptare. Pas ceremonisë së përurimit të pranishmit shprehën interes të veçantë për ekspozitën “Krist-art” me punimet e studentëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave të ekspozuara në galeri. “Krist-art” paraqet aplikacione në artin e mineralogjisë. Punimet e ekspozuara kanë në qendër mineralet, më saktësisht karakteristikat specifike të modeleve, p.sh. formën kristalore, ngjyrën dhe strukturën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›