E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, sallë ekspozite për Fakultetin e Gjeologji-Minierave



Në Fakultetin e Gjeologji-Minierave u përurua dje salla e ekspozitave. Kjo sallë është rindërtuar tërësisht dhe i ofron studentëve mundësinë të ekspozojnë punimet e tyre.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave, zoti Përparim Hoxha, drejtori i përgjithshëm i AMC, zoti Stefanos Oktapodas, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, z. Jorgaq Kaçani, përfaqësues të stafit akademik si edhe studentë. Gjatë kësaj ceremonie, z. Përparim Hoxha falënderoi AMC për kontributin dhe mbështetjen që ka dhënë në hapjen e kësaj galerie, si edhe ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Fakultetit të Gjeologji-Minierave. “Ju përshëndes për punën e mirë që keni bërë. Ne si kompani gjermano-greke e vlerësojmë si shumë të rëndësishme mbështetjen e artit dhe arsimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›