Përmbarimi, shtohen dosjet e kredive të këqija
03/06/2009 Zyra e Tiranës ngre grup të veçantë pune në ndihmë të bankave
Pesë muajt e parë të 2009-s, janë regjistruar 937 dosje të kredive të pakthyera
Kredia e keqe ka ardhur duke u rritur kryesisht në fund të vitit 2008 dhe gjatë kësaj periudhe. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, në fund të muajit prill u mbyll me 5 për qind të portofolit të kredisë, si kredi me probleme. Këtë tendencë në rritje për moskthimin e kredive e konfirmojnë edhe të dhënat e zyrës së Përmbarimit në Tiranë. Kjo është hallka e fundit për ekzekutimin e kthimit të një kredie. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë pesë muajve të parë të këtij viti ka një shtim me deri në 10 për qind të shifrave. Por këto shifra, sipas kryetarit të zyrës së Tiranës, Arjan Bylykbashi nuk janë alarmante. “Kemi 583 dosje me objektin kredi bankare, të cilat kanë qenë të regjistruara për vitin 2008. Ndërsa për vitin 2009 kjo shifër është 937, dukë përllogaritur që nga vitit 2008 janë mbartur rreth 400-500 dosje. Kemi një rritje gati në 10 për qind të numrit të ekzekutimeve nga viti 2008 në vitin 2009, gjë që është një rritje e përgjithshme për të gjithë llojet e dosjeve që ekzekutohen nga zyra e Përmbarimit. Kemi krijuar një grup pune për t’u ardhur në ndihmë bankave, i përbërë nga 5-6 përmbarues, të cilët merren vetëm me ekzekutimin e objektit të kthimit të kredive. Vetëm për 5-mujorin e parë të vitit 2009, rezultojnë të jenë ekzekutuar rreth 370 dosje”, - tha Bylykbashi. Ajo që bie në sy është se pjesa më e madhe e kredive të pakthyera janë për individë, të cilët kanë marrë kryesisht kredi konsumatore në bankat e nivelit të dytë. “Të gjitha dosjet, pothuajse 930 dosjet që kemi për ekzekutim për vitin 2009 rreth 95 për qind e tyre kanë të bëjnë me kredinë konsumatore. Kjo do të thotë se vlerat e kredive që nuk janë kthyer bankave janë kredi nën 1 milion lekë. Kreditë e mëdha nga bizneset akoma nuk kanë ardhur në zyrat e Përmbarimit. Këto kredi me përgjegjësi të mëdha, janë shumë të rralla dhe përbëjnë pothuajse 2 për qind të vlerës totale të dosjeve që kanë ardhur në zyrën e përmbarimit”, - tha Bylykbashit. Kreditë e këqija që janë origjina e kësaj situate, kanë pësuar një dyfishim vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. Nga një tregues prej vetëm 3.3 për qindësh në fund të vitit 2008, treguesi i kredive me probleme ka mbërritur në 7.5 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Në shifra, kreditë e humbura shkojnë në 70 milionë dollarë, ndërsa në total kredia e keqe rezulton 300 milionë dollarë.
Faktorët
Bankat përballen me vështirësi në moskthimin në kohë të kredive nga ana e klientëve, duke ndikuar në uljen e të ardhurave të përgjithshme të sistemit bankar. Pakësimi i të ardhurave mujore për individët duket se ka qenë një prej faktorëve kryesorë në shtimin e kredive të këqija për këtë kategori, pasi burimi i vetëm i tyre janë pagat. Një tjetër faktor është edhe shkurtimi i vendeve të punës, një fenomen që është shtuar si shkak i efekteve të krizës.
Portofoli
Në janar të këtij viti, kreditë e humbura në portofolin bankar llogariteshin rreth 5 milionë lekë, ndërsa një muaj më vonë ato arritën rreth 6 milionë lekë. Po ashtu, rritje të lartë pësuan edhe kreditë e dyshimta, të cilat në shkurt kapën vlerën rreth18 milionësh, ndërsa në janar ishin rreth 16 milionë. E njëjta gjë ndodhi edhe me kreditë nën standard, të cilat arritën në rreth 7.5 milionë lekë, ndërsa një muaj më parë ishin rreth 5.5 milionë lekë.