AMC njofton uljen e tarifave
Nisur edhe nga ligji i ri i telekomunikacioneve, kompania AMC ka bërë të ditur se do të ulë tarifat. Pritet që AMC të ulë tarifat brenda rrjetit për telefonatat mbi 3 minutëshe si dhe për telefonatat më të gjata. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim AMC të bëjë të ditur tarifa e reja për abonentët e saj me parapagesë. Njëkohësisht vetëm pak ditë më parë, kompania “Vodafone” bëri të ditur se uli tarifat për abonentët me parapagesë me mbi 20 për qind. Një gjë e tillë ndodhi për faktin se Kuvendi miratoi një ligj të ri të hartuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i cili detyron kompanitë celulare që të kenë fitim të reduktuar në bazë të kostos që ato kanë.
Ngadalësimi ekonomik në Evropë mund të ndikojë edhe në Shqipëri
Bashkimi Evropian, por edhe mjaft vende të tjera, po pësojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike të tyre. Natyrisht në këtë pikë, frika ekziston se nga ky ngadalësim mund të preket dhe vendi ynë. “Aktualisht, ekonomia e Eurozonës gjendet para shumë pikëpyetjeve, ndërkohë që ngadalësim i aktivitetit ekonomik është evidentuar edhe në SHBA, dhe në disa ekonomi aziatike. Kriza e kredive ka bërë që shumë institucione të njohura ndërkombëtare, të materializojnë humbje të mëdha financiare dhe procesi ngjitës i saj vazhdon ende. Rasti më i fundit i përket dy kompanive të mëdha “Freddie Mac” dhe “Fannie Mae”, gjigantët e financimit të hipotekave në Amerikë, të cilat në prag të një falimentimi, iu nënshtruan një plani të paprecedentë dhe të kushtueshëm shpëtimi, të ideuar nga ana e Departamentit të Thesarit (Ministria e Financave e SHBA). Të gjitha këto probleme, kanë krijuar paqartësi në tregje, duke e bërë të vështirë parashikimin e të ardhmes dhe duke rritur nervozizmin e pjesëmarrësve”, - është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullali. Më tej ai shtoi se Banka e Shqipërisë do të qëndrojë vigjilente në politikën monetare. “Në rrafshin kombëtar, si zhvillimin më të spikatur do të evidentoja imunitetin që shfaqi ekonomia jonë në drejtim të stabilitetit të çmimeve, në rrethanat kur aktiviteti ekonomik i vendit po ecën sipas pritshmërive tona të mëparshme. Disa ditë më parë INSTAT-i publikoi shifrën e inflacionit për muajin gusht 2008, sipas të cilës inflacioni vjetor u ndal në nivelin 2,5 për qind”, - shtoi Fullani. Zhvillimi i shpejtë i sistemit bankar, konkurrenca e madhe që po e karakterizon atë këto kohët e fundit, rendja e bankave për të zënë treg, ka bërë që BSH-ja të ketë një kujdes më të madh për ecurinë ekonomike në vend.