Sot, zilja e parë në shkollat e mbarë vendit
Rreth pesëdhjetëmijë përllogaritet numri i gjashtëvjeçarëve, të cilët për herë të parë do të shkelin në një ambient shkollor. Sot fillon shkolla, e mesa duket të gjitha janë gati. Ministri i Arsimit dhe i Shkencave, z. Fatos Beja, ka uruar të gjithë nxënësit, të cilët janë detyruar të përfundojnë pushimet verore për t’u përballur me sfidat e mësim-nxënies. Sot fillon viti shkollor në të gjitha shkollat nëntëvjeçare e të mesme në Shqipëri, me një program të ri, i cili do të zbatohet për herë të parë.
Beja: Urime nxënësve dhe mësuesve
“Me rastin e 15-shtatorit, ditës së parë të shkollës, ju përshëndes e ju uroj një vit shkollor të gëzuar, të mbarë e me rezultate sa më të mira në mësime”, – përshëndeti ministri i Arsimit, z. Fatos Beja. “Në mënyrë të veçantë, uroj vogëlushët dhe vogëlushet që, për herë të parë, hyjnë në udhën e bukur e të pafund të diturisë; ata që janë sot shpresa, krenaria dhe dashuria e prindërve dhe gjyshërve të tyre, por njëkohësisht, edhe e ardhmja, tërësisht evropiane, për Atdheun tonë, Shqipërinë”.
Ai përcolli urimet për më shumë se gjysmë milioni fëmijë e të rinj të moshës deri 18 vjeç, të cilët “rinisin nesër udhën e diturisë në kushte më të mira se çdo vit tjetër, me mundësi të reja, më të mira dhe më afër shoqeve dhe shokëve të vendeve të tjera të përparuara”.
Në fjalën e tij, ministri Beja tha se libri dhe interneti “do të jenë shokët tuaj të përditshëm, jo vetëm në qytete, por shumë shpejt edhe në fshatrat më të humbur të malësisë. Këtë vit shkollor, shkolla do t’u japë krahë të panumërt ëndrrave dhe fantazisë suaj; asnjë kufi tokësor nuk do të pengojë më lundrimin tuaj në botën e pafund të internetit; ju do të jeni pjesë e bashkësisë së moshatarëve tuaj në të gjithë globin; do të mund të lidheni me ta, të mateni me ta, të fitoni garat me ta”.
Ndërkohë që nuk harroi të theksojë edhe ndryshimin e sistemit shkollor, duke uruar në veçanti nxënësit e klasave të nënta. “Një urim më vete shkon këtë vit për 45 mijë nxënësit e nxënëset e vitit të 9-të, të cilët nuk do të ndahen më si në vitet e mëparshëm, por do të jenë përsëri bashkë, në rrugën e tyre të mësimit të mëtejshëm”, – deklaroi z. Beja.
Problemet
Problemi që ende shqetëson arsimin parauniversitar në Shqipëri është dyndja e madhe e nxënësve në mjedise të kufizuara shkollore me materiale e staf mësimor të cunguar. Në këtë mënyrë, edhe sivjet në shkollat shqiptare nuk do të mungojnë klasat me dyzetë e me pesëdhjetë nënës. Nga ana tjetër, shumë shkolla fshatrash kanë depozituar në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencave, si edhe në Drejtoritë Rajonale Arsimore, numrin e klasave kolektive. Sipas burimeve nga ministria në fjalë, numri i klasave kolektive është rritur në krahasim me një vit më parë. Kjo arsyetohet me ndryshimet demografike të vazhdueshme në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, këto burime bëjnë të ditur se në rrethe të veçanta, si për shembull në Kukës, klasat do të kenë më shumë se pesëdhjetë nxënës. Kjo për shkak të pamundësisë të ndërtimit të një godine të re gjatë këtij viti shkollor. Në Drejtorinë Arsimore të Tiranës na lajmëruan se çdo gjë është gati për fillimin e këtij viti shkollor. Në këtë mënyrë pritet vetëm zilja e orës së parë të mësimit në të gjitha shkollat e kryeqytetit e të mbarë vendit. Risitë e këtij viti shkollor janë të shumta.
“Shansi i dytë”
Mirëpo, për kategori të caktuara ende ekzistojnë probleme në mësim. Ata nuk e kanë këtë të drejtë, pasi të rriturit kanë vendosur ndryshe. Bëhet fjalë për të ngujuarit, që edhe këtë vit nuk do të kenë mundësi të shkojnë në shkolla, por do të duhet të mësojnë në shtëpitë e tyre, falë një projekti nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe UNICEF, që fatmirësisht do të vijojë edhe këtë vit.
Drejtori i Arsimit për Qarkun e Shkodrës tha për “standard” se këtë vit shkollor do të zbatohet i plotë projekti “shansi i dytë” për të gjithë nxënësit, të cilët janë të ngujuar e që nuk kanë mundësi të marrin arsimin e detyruar. Projekti në fjalë ka nisur edhe vitin e shkuar, ku për Qarkun e Shkodrës ishin përcaktuar dhjetë mësues, të cilët do të shkonin në shtëpitë e të ngujuarve për t’u mësuar shkrim e këndim.
Sistemi i ri
Por këtë vit do të vendoset për herë të parë në jetë edhe sistemi i ri i shkollave parauniversitare në vend.
Sistemi i ri shkollor parashikon ndryshimin e viteve të shkollës në nivelet e ndryshme parauniversitare. Kështu, nga 4 vite shkollë fillore, katër cikël i ulët dhe 4 shkollë e mesme do të ndryshojë në 5 vite shkollë fillore, 4 vite shkollë e ulët dhe 3 vite shkollë e mesme.
Drejtoritë arsimore rajonale të udhëzuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë vendosur që mësuesit e gjimnazeve të japin mësim në klasën IX, përmes disa kritereve që do të vendosen nga DAR, me synim që kalimi nga arsimi bazë në atë të mesëm të jetë sa më i thjeshtë për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Si rrjedhojë, për këta nxënës nuk do të ketë më vit të parë shkollor.