E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat vendore, sot në Komisionin e Ekonomisë

21/04/2009  Pas vendimit të Qeverisë

Kufizimi që qeveria i bëri pushtetit vendor për rritjen e taksave, jo më shumë se 10 për qind do të diskutohet sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Opozita e ka cilësuar këtë një ndërhyrje në kompetencat e pushtetit vendor, si dhe një shkelje e ligjit të decentralizimit. Kreu i ekzekutivit nga ana e tij ka deklaruar se kjo bëhet për të ndihmuar biznesin e vogël. “Me përjashtim të rasteve të përcaktuara ndryshe, Këshilli Bashkiak dhe ai komunal vendosin për llojet e tarifave, nivelin, rregullat bazë për administrimin dhe mbledhjen e tyre, si dhe përcaktojnë nëse tarifat do të mblidhen nga vetë strukturat bashkiake ose komunale apo nga një agjent, por në asnjë rast shuma e tarifave vendore, të aplikueshme për tatimpaguesit e biznesit të vogël, nuk duhet të kalojë 10 për qind të nivelit tregues të taksës, sipas tabelës së taksimit të subjekteve të biznesit të vogël”, - thekson vendimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›