E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Arrest me burg”, plagosi me thikë ish-të fejuarën

01/06/2009  “Ishte vetëmbrojtje, ajo më sulmoi”

SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dhënë dje masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin 26-vjeçar Edmir Mehaj. Ky shtetas akuzohej për konsumim të veprave penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Në fillim të seancës trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtar Albano Çepele ka dëgjuar kërkesën e akuzës të përfaqësuar nga prokurorja e çështjes Edlira Cufi, e cila ka kërkuar që të shpallej i ligjshëm ndalimi i të akuzuarit nga policia, si dhe të merrej masa e sigurisë ndaj tij me “arrest me burg”. Më pas e ka marrë fjalën mbrojtja, e cila e ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin e shtetasit Mehaj, por ka kërkuar që masa e sigurisë të jetë “arrest në shtëpi”. Përveç mbrojtjes, vetë i akuzuari, 27-vjeçari Mehaj, nuk ka pranuar akuzat e Prokurorisë. I akuzuari ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur pasi ish e fejuara e tij S. Lami e kishte sulmuar me thikë. Sipas Mehës, në këto kushte, për vetëmbrojtje kishte reaguar duke i marrë thikën nga dora 22-vjeçares dhe instinktivisht ia ka ngulur në trup. Trupi gjykues nuk e ka marrë parasysh këtë pretendim të të akuzuarit Mehaj ndaj ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Ngjarja për të cilën akuzohet shtetasi Mehaj ka ndodhur paraditen e së premtes, datë 29 maj 2009 në sheshin “Isa Boletini” në lagjen “Perash”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›