“Për karta identiteti aplikuan 1.354.000 shtetas”
15/06/2009 Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve t’i tërheqin dokumentet
Janë prodhuar 1.253.000 letërnjoftime, nga qytetarët janë tërhequr 932 500
TIRANE-Ndërsa kanë mbetur vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit për aplikimin për letërnjoftimin e ri elektronik, Ministria e Brendshme u bëri dje thirrje qytetarëve të aplikojnë për dokumentet e reja të identifikimit. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, ka publikuar ditën e djeshme të dhënat deri minutën e fundit për numrin e aplikuesve për letërnjoftime. Sipas ministrisë, shifrat janë pozitive. Konja tha se deri ditën e djeshme kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik 1.354.000 shtetas. Janë prodhuar 1. 253. 000 letërnjoftime, ndërsa nga qytetarët janë tërhequr 932 500 letërnjoftime elektronike. Në vazhdimësi të procesit të pajisjes së qytetarëve me dokumentet e reja të identifikimit, Ministria e Brendshme u ka bërë apel shqiptarëve të shkojnë sa më parë nëpër zyrat përkatëse dhe të mos e abandonojnë procesin e aplikimit. Zëdhënësi i kësaj ministrie Fatmir Konja u bëri thirrje të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë që nuk kanë pasaportë dhe nuk janë paraqitur ende për të aplikuar, të shkojnë sa më parë, pasi zyrat i kanë në dispozicion 14 orë në ditë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Procesi me pajisje të qytetarëve me karta identiteti bëhet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen më 28 qershor. Procesi i pajisjes së qytetarëve me dokumentet e reja përfundon zyrtarisht më 15 qershor. Herë pas here ky proces ka kaluar probleme të shumta edhe pse koha nuk ka premtuar për të pajisur shtetasit pa pasaportë me karta identiteti. Shkaku kryesor i problemeve që lindin në këtë proces, ka qenë ngadalësimi i punës dhe reduktimi i orarit nga ana e firmës si pasojë e linjave të internetit që ndryshonin vazhdimisht. Kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe radhë ndërkohë që qytetarët pa një dokument presin të kryejnë sa më shpejt aplikimin për të pasur në kohë kartën për zgjedhjet e 28 qershorit. Përkundër këtyre probleme janë shprehur zyrtarë të Partisë Demokratike, të cilët kanë hedhur poshtë spekulimet e publikuara, duke u shprehur se procesi për pajisjen e qytetarëve me karta po kryhet normalisht në çdo pikë aplikimi.