E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroplanët izraelitë sulmuan Gazën

Izraeli ka kryer një sulm ajror në veri të Gazës, kanë njoftuar burime palestineze dhe izraelite. Nuk njoftohet për të plagosur dhe thuhet se caku i sulmeve ishte i paqartë.

“ Në këtë pikë mund të konfirmoj se ka pasur një sulm ajror në veri të Gazës”, i ka thënë agjencisë së lajmeve, AFP, zëdhënësja e ushtrisë izraelite. Ajo ka refuzuar që të specifikojë se kush ka qenë cak i këtyre sulmeve.

Ndërsa burimet e sigurisë palestineze thanë se një sulmi ka ndodhur në një zonë në lindje të qytetit verior të Beit Hanun dhe e ka goditur një fushë për përdorur nga Hamasi.

Ata theksuan se sulmi është shoqëruar nga sulmet me tanke, por nuk raportohet për të lënduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›