E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet; Policia e Tiranës, vazhdon aksioni për disiplinimin e trafikut



Policia Rrugore e Tiranës vazhdon aksionin për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve. Vetëm ditën e djeshme në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë konstatuar dhe vendosur 1.436 gjoba me vlerë 1.378.900 lekë. Nga këto, në qytet janë vendosur 1.158 masa administrative me vlerë 1.112.900 lekë, ndërsa në linja janë vendosur 278 masa administrative me vlerë 275.000 lekë. Policia e qarkut vazhdon me masat për rregullimin dhe lëvizjen pa probleme të mjeteve. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›