Braho: Nuk propozojmë asnjë emër
30/01/2009 LSI-ja për KQZ-në
Lëvizja Socialiste për Integrim konfirmoi zyrtarisht se nuk do të propozojë asnjë emër si kandidat për anëtar në Komisionin Qendror Zgjedhor. Ishte deputeti i kësaj partie Spartak Braho që ka bërë me dije lidhur me këtë qëndrim. “Nuk do të bëjmë asnjë propozim. Kodi Zgjedhor e ka emëruar anëtarin e pestë dhe të gjashtë të KQZ-së, zgjedhja është vetëm formale. Tashmë dihet që anëtari i KQZ-së zgjidhet me votat e partisë së madhe si të pozitës, ashtu dhe të opozitës. Në këto kushte, Partia Socialiste ka bërë marrëveshjen me PD-në për këto emërime thjesht formale”, - deklaroi Braho gjatë fjalës së tij. Ndërkohë, duke u ndalur në deklaratën e ardhur nga BE-ja për ligjin e dosjeve, Braho theksoi se “qëndrimi më i fundit i Bashkimit Europian si dhe i OSBE-së për ligjin e lustracionit nuk na habit, sepse është e ditur se Berisha po ecën në rrugën e antikushtetushmërisë”. Po në këtë linjë Braho shtoi: “Ky ligj i vë kapak, pasi në këtë mënyrë Berisha po realizon edhe një grusht shteti paqësor. Është njollë për Shqipërinë, është njollë për imazhin e vendit, është një situatë që të kujton vitin 1997.”