E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja akustike, fierakët gati për të braktisur qytetin

09/12/2008  Konsiderohet si vendi më i ndotur. Vendorët: Bizneset, taksapagues të rregullt

FIER- Ndotja akustike është kthyer në shqetësim të përhershëm për banorët e qytetit të Fierit, veçanërisht të atyre që jetojnë në lagjet industriale të tij, ndërsa vihet re se drejtuesit vendor si dhe drejtuesit e Drejtorisë së Mjedisit kanë heshtur përballë një problemi të tillë. Ky shqetësim është bërë prezent edhe gjatë disa mbledhjeve të herëpashershme, pasi janë sjellë ankesat e qytetarëve pranë pushtetit vendor dhe prefekturës.

Ndotja dhe banorët

Sipas qytetarëve fierak, ndotja akustike jo vetëm që nuk mundëson pushimin dhe çlodhjen e banorëve, por në të njëjtën kohë është kthyer në stres për ta. Në të njëjtën kohë kjo lloj ndotjeje, e cila po merr përmasa alarmante duket se po ndikon fuqishëm edhe në stopimin e turizmit në këtë qytet. Në shumë lagje fare pranë shtëpive të banimit numërohen shumë pika kovaçahanësh, prerje të mermerit, prerje të vetratave, përpunim druri, marangozë, servise automjetesh, llamarinistë e shumë zanate të tjera që nuk kontrollohen gjatë orëve të mbrëmjes sidomos kur edhe qytetarët janë duke u qetësuar në familjet e tyre. Në çdo cep të qytetit janë vendosur pika të tilla “të nxehta” që për banorët e qytetit janë vetëm një shqetësim i stërmadh, pasi kanë lënë punën e tyre të përditshme. Banorët të gjendur në këto kushte e kanë të pamundur të çlodhen dhe relaksohen. “Nuk kemi ku të shkojmë. Do të braktisim qytetin sepse u bëmë daulle nga zhurmat. Nga Drejtoria e Mjedisit nuk është marrë asnjë masë dhe ne po vazhdojmë me të njëjtin shqetësim prej vitesh vetëm se tani shtohen edhe zhurmat e automjeteve në qytet që janë si pikat e shiut. Kemi shkuar disa herë pranë Agjencisë së Mjedisit dhe na kanë premtuar se ndotja akustike do të eliminohet përfundimisht brenda vitit 2008 dhe kjo nuk ka ndodhur fare. Jemi në hall të madh. Kam nipin e vogël, ende foshnjë dhe nuk e zë gjumi. Sapo ai mbyll sytë do të vij në dritare një zhurmë që do ta shqetësojë”, thotë Miranda Bardhi një grua që banon pranë rrepave në lagjen periferike të qytetit te Fierit. Ndërkohë shumë banorë të tjerë shprehen se asnjëherë nuk kanë kuptuar se kush e shton më tepër zhurmën. Ata tregojnë për një përzierje tingujsh të shëmtuar që u gërricin përditë veshët.

NDOTJA

Sipas qytetarëve fierakë, ndotja akustike jo vetëm që nuk mundëson pushimin dhe çlodhjen e banorëve, por në të njëjtën kohë është kthyer në stres për ta. Në të njëjtën kohë kjo lloj ndotjeje, e cila po merr përmasa alarmante duket se po ndikon fuqishëm edhe në stopimin e turizmit në këtë qytet. Në shumë lagje fare pranë shtëpive të banimit numërohen shumë pika kovaçahanësh, prerje të mermerit, prerje të vetratave, përpunim druri, marangozë, servise automjetesh, llamarinistë e shumë zanate të tjera që nuk kontrollohen gjatë orëve të mbrëmjes sidomos kur edhe qytetarët janë duke u qetësuar në familjet e tyre. Në çdo cep të qytetit janë vendosur pika të tilla “të nxehta” që për banorët e qytetit janë vetëm një shqetësim i stërmadh, pasi kanë lënë punën e tyre të përditshme. Banorët të gjendur në këto kushte e kanë të pamundur të çlodhen dhe relaksohen. Ky shqetësim është bërë prezent edhe gjatë disa mbledhjeve të herëpashershme të Drejtorisë së Mjedisit.

EFEKTET

Ndërkaq specialistë nga shëndeti publik tregojnë se kjo lloj ndotjeje akustike që krijohet sot në Fier është vrasëse dhe me pasoja të rënda tek banorët. Për më shumë, kjo lloj ndotje nuk është e shtrirë vetëm në zonat industriale, pasi ato janë po kaq stresante edhe në pjesë të tjera të qytetit, ku banorë të ndryshëm rëndom ushtrojnë aktivitete të ndryshme në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë zhurmës së padurueshme, që është e pranishme përgjatë gjithë kohës i shtohet edhe zhurma e gjeneratorëve gjatë orarit të kufizimit të energjisë elektrike. Në këtë kuadër, sipas burimeve nga Drejtoria e Tatimeve, pritet të realizohet verifikimi i të gjitha aktiviteteve që operojnë në qytet me qëllim që të rishihet nëse ka subjekte që kanë shkelur kushtet e përcaktuar në licencë dhe në rast se do të pikaset ndonjë i tillë, do të ndëshkohet me masa përkatëse deri në mbylljen përfundimtare të biznesit. Kjo mendohet se do ta minimizojë ndotjen akustike në qytetin e Fierit.

BANORËT

“Nuk kemi ku të shkojmë. Do të braktisim qytetin sepse u bëmë daulle nga zhurmat. Nga Drejtoria e Mjedisit nuk është marrë asnjë masë dhe ne po vazhdojmë me të njëjtin shqetësim prej vitesh vetëm se tani shtohen edhe zhurmat e automjeteve në qytet që janë si pikat e shiut. Kemi shkuar disa herë pranë Agjencisë së Mjedisit dhe na kanë premtuar se ndotja akustike do të eliminohet përfundimisht brenda vitit 2008 dhe kjo nuk ka ndodhur fare. Jemi në hall të madh. Kam nipin e vogël, ende foshnjë dhe nuk e zë gjumi. Sapo ai mbyll sytë do të vij në dritare një zhurmë që do ta shqetësojë”, thotë Miranda Bardhi një grua që banon pranë rrepave në lagjen periferike të qytetit te Fierit. Ndërkohë shumë banorë të tjerë shprehen se asnjëherë nuk kanë kuptuar se kush e shton më tepër zhurmën. Ata tregojnë për një përzierje tingujsh të shëmtuar që u gërricin përditë veshët. Shumica prej tyre po mendojnë transferimin për në fshatra apo larg zhurmës vrasëse.

Flet drejtoresha për Mjedisin Angjelina Mërtiri

Të ndërgjegjësohemi për minimizimin e zhurmave

Ndërkohë, sipas drejtoreshës së Mjedisit, Angjelina Mërtiri, mbështetet zëri i qytetarëve, por ajo sqaron se do të duhej dhe pak më shumë ndërgjegjësim qytetar që situata alarmante të qetësohet. “Ndotja akustike shton stresin tek njerëzit dhe ul ndjeshëm aftësinë në punë. Ne e dimë këtë, por jemi në pritje të ndonjë strategjie efikase, pasi të gjithë subjektet që bëhen burim i ndotjes akustike janë të licencuar dhe taksapagues të rregullt pranë Drejtorisë së Tatimeve. Në rast se ne do t’i kërkojmë individit të lëvizë nga njëra pikë shitjeje apo nga njëri dyqan tek tjetri do të thotë që duhet t’i sigurojmë edhe një tregti të sigurt, por ne nuk kemi kaq mundësi. Më tepër unë do të kërkoja vetëndërgjegjësimin e këtyre tregtarëve apo subjekteve si dhe të qytetarëve me qëllim që tani për tani të gjendet një rrugë e mesme”, ka vijuar Mertiri. Ajo thekson se problemi duhet të shtrohet dhe në komunitet dhe njerëzit të mësohen të dëgjojnë njëri-tjetrin për të minimizuar efektet negative që krijohen gjatë proceseve të këtilla të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›