Vritet në makinën e tij biznesmeni Arben Bitani
09/12/2008 Policia: Autor një tjetër biznesmen, shok me viktimën
SHKODER- Një shtetas nga Shkodra ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga dy plumba në kokë. Burimet policore shprehen se pas verifikimeve u arrit në konkluzionin se viktima ishte shtetasi 45-vjeçar Arben Bitani, biznesmen në sektorin e ndërtimit. Ai u gjet i vrarë në automjetin e tij në aksin rrugor Barbullush – Shkodër nga kalimtarë të rastit. Sipas burimeve policore, hetimet paraprake kanë nxjerrë se vrasja e shtetasit Bitani ka ndodhur pas një debati me një të njohurin e tij po biznesmen nga fshati Barbullush. Të njëjtat burime sqarojnë se nga hetimet paraprake ka dalë se viktima Bitani kishte qenë duke pirë në një lokal të fshatit Barbullush rreth 15 kilometra nga qyteti i Shkodrës, me shtetasin A. Rr. rreth orës 17:00. Në bisedë e sipër për probleme biznesi të dy shtetasit kanë filluar të debatojnë ashpër me njëri-tjetrin. Më pas të dy kanë dalë jashtë dhe janë futur në mjetin e shtetasit Bitani. Sipas policisë, mendohet se pas rreth 1 kilometër rrugë dy biznesmenët janë acaruar më tepër dhe autori e ka qëlluar me pistoletë në kokë viktimën Bitani që po drejtonte mjetin e tij. Aktualisht policia është duke kontrolluar të gjitha banesat e të afërmve, miqve, shokëve, pasi mendohet se shtetasi A. RR. i dyshuar për vrasje mund të jetë strehuar tek ata.