E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet Gërdeci, shkak mungesa e avokatëve

Procesi

Mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës ka bërë që të shtyhet seanca e radhës e çështjes “Gërdeci”. Mungesa e avokatëve mbrojtës, Maksim Haxhia, avokati i Mihal Delijorgjit; Arben Prifti, avokati i Dritan Minxollit dhe Artan Hajdari, nuk e ka lejuar trupin gjykues të vazhdojë procesin. Në seancën e djeshme priteshin dëshmi të rëndësishme. Mehmet Metko, ish-shefi i shtabit, si dhe disa ushtarakë të tjerë, ishin thirrur të dëshmonin gjatë kësaj seance. Në seancën e kaluar dëshmoi ish-komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Astrit Jaupi. Ai tha se kishte marrë një urdhër verbal për lejimin e punimeve në fabrikë nga komandanti i Forcës së Bashkuar, gjeneral Shpëtim Spahiu. Ndërkaq, Spahiu gjatë një deklarate mohoi që të ketë komunikuar me Jaupin si me shkrim, ashtu edhe me gojë, duke pranuar se kishte vizituar punishten e Gërdecit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›