E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton te mituren ndalohet shoferi

Durrës

Një e mitur nga Durrësi ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident automobilistik. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se, V.P., 8 vjeç, është aksidentuar rëndë në Durrës nga një automjet që lëvizte në aksin rrugor Plepa-Shkozet. Ndërkaq, policia ka ndaluar autorin e aksidentit, vetëm pak orë pas ngjarjes. Ka qenë ora 22:30 e së shtunës, kur shërbimet e policisë bënë arrestimin në flagrancë shtetasit Shefki Kabashi, 32 vjeç, nga Durrësi. Arrestimi i tij u bë pasi pak orë para arrestimit, duke drejtuar autoveturën tip “Toyota” me targa BJ 04HHZ, ka përplasur 8-vjeçaren V.P., e cila po ecte në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›