E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni i policisë bashkiake, kundërshtojnë banorët

Vlorë

Sërish tensione mes policisë bashkiake të Vlorës dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje. Dje, pranë shkollës së muzikës, policia bashkiake, së bashku me atë të rendit, kanë hasur në kundërshtimin e disa pronarëve, të cilët nuk kanë lejuar t’u prishen gardhet rrethuese. Banorët kanë vendosur fëmijët në kovat e fadromave, për të penguar punën e policisë bashkiake. Dy prej protestuesve janë shoqëruar për në komisariat. Ata janë mbajtur për disa orë në izolim, deri sa është ekzekutuar aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, që po pengojnë zbatimin e projekteve të bashkisë për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore brenda qytetit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›