Avokatët e bandës së Durrësit, shkak kërcënimesh në gjykatë
29/05/2009 Berisha, kapo i grupit e Coli, dëshmitar, kërcënime gjyqtarëve e avokatëve në gjyqi
TIRANË- Ashtu si ishte planifikuar shkoi procesi gjyqësor ndaj 17 të pandehurve të bandës së Durrësit. Përsëri dështoi dhënia e dëshmisë së Adriatik Colit. Është hera e katërt që i penduari i kësaj bande thirret për të dhënë dëshminë e tij dhe nga të pandehurit e tjerë e avokatët bëhen përpjekje për ta çuar në dështim. Kështu ndodhi dje në orët e mesditës. Gjykata kishte lajmëruar se procesi do të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe dëshmia e Adriatik Colit do të ishte kyç për zbardhjen e të gjitha ngjarjeve. Coli i ka premtuar Prokuroria se ato që ka treguar në seancën e marrjes në pyetje gjatë hetimeve kur pranoi të ishte i penduar do t’i tregoi para gjykatës. Por frika e palës tjetër në proces që janë jo pak, por 16 të pandehur ka bërë që seancat të mos zhvillohen asnjëherë deri tani. Sapo gjykata ka bërë gati seancën dhe ka nxjerrë nga salla e gjyqit median për t’i dhënë mundësinë Colit të flasë, ka filluar reagimi. Lulzim Berisha ka qenë i pari që ka folur në proces. Ai për të mos qenë pjesë e dhënies së dëshmisë së Colit ka reaguar duke kërkuar përjashtimin e dy avokatëve mbrojtës, Arben Qeleshi dhe Ilia Ilia. Reagimi i gjykatës ishte i menjëhershëm. Trupi gjykues ka caktuar dy avokat kryesisht dhe disa të tjerë rezervë për të qenë të gatshëm në rast mungese të ndonjë avokati tjetër. Lulzim Berisha reagon përsëri duke kërcënuar gjykatën. “Do ta shihni nëse ju vendosni të më zëvendësoni avokatët mbrojtës”. Nga ana e gjykatës, kjo deklaratë ka kaluar në heshtje. Nuk është mjaftuar me kaq ky proces. Adriatik Coli nga ana tjetër ka reaguar duke iu kundërpërgjigjur avokatëve që mungojnë në seance me fjalët: “Mungoni ju në seancë gjyqësore se plumbin keni për të ngrënë”. Pra, në këto kushte seanca e djeshme shumë e pritur për rëndësinë e saj ka dështuar dhe ka kaluar vetëm me kërcënime. Ky proces gjyqësor deri tani ka numëruar 70 seanca gjyqësore të shtyra. Ka gati dy vjet që ka filluar si proces dhe gjykata është ndjerë shpesh e “ tradhtuar” nga palët në gjykim për faktin se askush nuk i ka respektuar detyrimet. Në çdo seancë gjyqësore masat në Gjykatën për Krime të Rënda kanë qenë të shumta. Bëhet fjalë për një proces, i cili numëron jo pak, por 17 të pandehur dhe forcat e policisë kanë qenë në numër të shumtë. Siguria ka qenë më e madhe kur në këtë mes është edhe Adriatik Coli, një prej personave që ka zbërthyer aktivitetin e grupit dhe nuk i ka lënë vend të pandehurve të tjerë për mbrojtje edhe pse e kanë përgënjeshtruar këtë dëshmi.
Dëshmia që rrënoi bandën
Pendimi i Colit dhe rrëfimi i vrasjeve
Në dëshminë e tij Adriatik Coli ka rrëfyer se është autor i vrasjes së Ilir Koldashit. Pas kësaj vrasje është larguar në Itali. Por atje mëson se ndiqej nga kapoja i banës Lul Berisdha, i cili i ishte vënë pas për ta vrarë. Këtë herë Coli ishte bërë person i kërkuar nga njerëzit e “ish-shefit” të tij, Lul Berishës, por edhe nga njerëzit e Ilir Koldashit. Vendos të kthehet dhe të tregojë të vërteten duke u iu besuar organit të akuzës. Rrëfen për njohjen me Lul Berishën pas atentatit që i është bërë këtij të fundit në verë të vitit 1998. “Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali i “Xhorxhit të Nores" që ndodhet në afërsi të NISH Gomës së vjetër në Durrës. Nga Luli dhe nga persona të tjerë, kam mësuar se bashkë me Festin atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe shtetasi K. P. Të dy këta shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar ata me pistoletë, po nuk i ka goditur. Unë jam informuar për ngjarjen në orën 17:00 të pasdites dhe shkova në spital tek Luli, ku gjeta edhe disa djem të tjerë që kishin qenë te lokali, që nuk më kujtohen me emër. Që atë natë, Luli erdhi në shtëpinë e tij dhe unë e vizitoja dhe e ruaja për natë, prandaj edhe miqësia jonë u forcua”,- tregon në dëshminë e tij Coli. Sipas tij, Berisha dhe Klodian Saliu janë njohur me njëri-tjetrin në verën e vitit 1998. Të dy këta persona kishin pasur një konflikt me shtetasin Arben Haxhia, por Saliu është njeriu që kishte qëlluar me armë duke e vrarë atë. Kjo vrasje forcoi miqësinë ndërmjet dy kapobandave.