Takimet me kreun e Drejtësisë
20/03/2009 Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, gjatë takimit me kryetaren e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, Doris Pack e informoi atë mbi situatën reformuese në sistemin gjyqësor në vend, performancën e arritur në trajtimin e të dënuarve si dhe ecurinë e marrëdhënieve institucionale që Ministria e Drejtësisë ka me institucionet e tjera të pavarura të sistemit të drejtësisë.
Përmirësimi i trajtimit të të burgosurve nëpërmjet rritjes së normës ushqimore, rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, uljes së mbipopullimit në burgje me ndërtimin e tre burgjeve të reja, përmirësimin e trajtimit për grupet e veçanta si të miturit, gratë dhe të sëmurët, ndryshimet në Kodin Penal si dhe ngritja e “Shërbimit të provës” u cilësuan si arritje në respektimin e të drejtave të dënuarve. Më tej ministri, informoi delegacionin edhe për ndryshimet e reja ligjore të miratuara nga Parlamenti shqiptar. Në mënyrë të veçantë ai u ndal tek ndryshimet ligjore në “Ligjin për Prokurorinë”, të miratuar nga Parlamenti vitin e shkuar.