E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimi, burg dhe gjobë tre shtetasve

20/03/2009  Falsifikuan dokumente dhe shitën disa apartamente si pronarë të ligjshëm. Dënimi me 16 vjet burgim

BERAT- Falsifikuan dhe mashtruan për shitjen e disa apartamenteve, dënohen me 16 vjet burg dhe 15 milionë lek gjobë. Burime zyrtare të Gjykatës të Faktit të Beratit që i referohen edhe lajmit bëjnë me dije se në mesditën e djeshme togat e zeza të kësaj gjykate në seancën e radhës dhe të fundit kanë dhënë vendimin për dënimin me burg të shtetasin Luan Qyrku, Idajet Virjoni e Hatixhe Lide. Të tre shtetasit kanë marrë dënimin me 16 vjet burg dhe 15 milionë lekë gjobë, pasi u akuzuan për falsifikim dhe mashtrim në shitjen e disa apartamenteve, blerësit e të cilëve nuk u bënë kurrë pronarë të ligjshëm të këtyre apartamenteve edhe pse kanë paguar shuma të majme.

Dënimi

Vendimin në fjalë e ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Beratit, e cila i ka dhënë fund gjykimit në ngarkim të tre të akuzuarve Luan Qyrku, Idajet Vrijoni dhe Hatixhe Lide, të cilët janë shpallur fajtor me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit” në dëm të disa qytetarëve beratas. Treshja e trupit gjykues e përbërë nga Nazmi Troka, Berlinda Kondi dhe Shyqyri Çobo ka shpallur fajtor sot tre të akuzuarit dhe ka vendosur dënimin me 16 vjet burg dhe 15 milionë lekë të vjetra gjobë ndaj tyre. Po dje treshja e togave të zeza e kryesuar nga gjyqtari Nazmi Troka ka dhënë vendimin me burg për secilin të akuzuar në vendimin e dhënë Luan Qyrku banor i qytetit të Beratit është dënuar me 11 vjet burg, Idajet Virjoni është dënuar me 4 vjet burg dhe 5 milionë lek të (vjetra), Hatixhe Lide është dënuar me 1 vit burg dhe 5 milionë lek të vjetra. Ndërkohë që për përfundimin e këtij procesi gjyqësor treshes të togave të zeza i është dashur të zhvillojë 15 seanca gjyqësore me 21 dëshmitar në një kohë zgjatjeje për më shumë se një vit. Por trupi gjykues pasi ka dëgjuar dhe tre avokatët e këtij procesi që zgjati rreth 12 muaj në fjalën e fundit dhënë ka shpallur fajtor të akuzuarin kryesor i çështjes Luan Qyrku në lidhje me dy akuzat që janë falsifikimi dhe mashtrimi në shitje me përfitime të mëdha. Nga tre të akuzuarit, vetëm Luan Qyrku e ka pritur dënimin i shoqëruar nga uniformat blu pasi ndodhej nën masën e sigurisë arrest në burg pa afat, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë ishin nën masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërkohë që menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjykata dy të tjerët Idajet Virjoni dhe Hatixhe Lide janë arrestuar për vuajtjen e dënimit brenda ambienteve të gjykatës. Tre të akuzuarit me anë të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë arritën të shisnin në vitet 1998-2000, 15 apartamente të ndërtuara në dy pallate, nga një pronar tjetër, por blerësit e tyre nuk arritën të bëheshin kurrë pronarë të shtëpive të tyre, pasi shitësit ishin vetëm mashtrues dhe falsifikator të dokumenteve në fjalë.

Mashtrimi

Tre të akuzuarit nuk dispononim dokumente hipotekore për truallin prej 1.5 dynym tokë, ku ishin ndërtuar pallatet. Tre të akuzuarit tashmë të shpallur fajtor nga gjykata duke përfituar nga largimi i pronarëve legjitim gjatë trazirave të vitit 1997 paraqiten si pronarët e rinj të dy pallateve dhe realizojnë shitjen e 15 apartamenteve, ku qytetarë beratas paguajnë një pjesë të parave për shtëpitë e tyre, pasi sipas marrëveshjeve pjesën tjetër të parave do ta paguanin në momentin që do të merrnin dokumentet e pronësisë së shtëpive të tyre. Por, pasi marrin paratë nga qytetarët beratas, Qyrku banor të njëjtit qytet dhe dy të akuzuarit e tjerë Virjoni dhe Lide, banor të qytetit të Fierit në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kryen përfitimin e parave në shuma të mëdha humbën çdo kontakt me blerësit duke u larguar nga qyteti i beratit. Pasi presin vite të tëra dhe kuptojnë se mund të kishin rënë preh e mashtrimit një grup qytetarësh blerës të apartamenteve denoncojnë në polici Qyrkun, Vrijonin dhe Liden gjatë muajve të mëparshëm. Këta të fundit pasi arrestohen nga policia, sot u shpallën fajtor nga gjykata dhe u dënuan me 16 vjet burg dhe 15 milionë letë të vjetra gjobë. Mashtrimi më i madh që ka ndodhur në qytetin e Beratit është shitja edhe e apartamente të pronarëve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›