Zgjedhjet 2009, standard për integrimin në BE
20/03/2009 Presidenti Topi dhe kryeparlamentarja Topalli presin eurodeputeten Pak
Zgjedhjet e ardhme parlamentare dhe përmbushja e standardeve të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, ishin kryefjala e drejtuesve të lartë të shtetit dhe eurodeputetes Doris Pak gjatë takimit mes tyre. Delegacioni i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore e kryesuar nga Pak u pritën fillimisht nga Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe më pas nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Krerët e shtetit i njohën mysafirët evropian me reformat e bëra në këto vite nga qeveria shqiptare, në mënyrë të veçantë me përgatitjet për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.
Zgjedhjet
Kreu i shtetit shqiptar, duke u ndalur në zgjedhjet e pritshme parlamentare të qershorit 2009, theksoi se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për pajisjen e popullsisë me karta identiteti brenda afatit, proces që sipas tij është në fazën e aplikimit nga shtetasit shqiptarë dhe që do të synojë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të pakontestuara. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit i cilësoi zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme prioritet absolut i qeverisë dhe se infrastruktura zgjedhore, regjistri elektronik, kartat e identitetit, pasaportat biometrike, përbëjnë një bazë të fortë për zgjedhje të standardeve evropiane. “Nuk ka çështje më prioritare për ne se sa realizimi i zgjedhjeve të lira, të rregullta e me të gjitha standardet dhe ne po e realizojmë këtë”, - tha ajo. Nga ana tjetër, kryetarja e delegacionit Pak dhe anëtarët e tjerë europarlamentarë shkëmbyen mendime me Presidentin Topi rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, situatën politike në vend, reformat e ndërmarra, kryesisht atë zgjedhore dhe situatën ekonomike. Ata diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamje rreth zgjedhjeve të ardhme parlamentare dhe përmbushjes së standardeve të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Pasi çmoi faktin e bërjes në kohë dhe aprovimit me konsensus të gjerë të një sërë reformash dhe ligjesh të rëndësishme, Pak vlerësoi qëndrimin e kryetarit të shtetit për ruajtjen e ekuilibrave institucionalë, si dhe për inkurajimin e vazhdimit të reformave jetike për të ardhmen e vendit.
Integrimi
Procesi i integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike, ishte një tjetër temë e bashkëbisedimit mes palëve. Ngjarje të jashtëzakonshme e kanë cilësuar dy drejtuesit e lartë shqiptar anëtarësimin së shpejti të Shqipërisë në NATO, si dhe paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE. Presidenti Topi duke vlerësuar angazhimin e strukturave të rëndësishme të BE-së për nisjen së shpejti të aplikimit të Shqipërisë për vend anëtar në Bashkimin Evropian dhe për premisat për liberalizim të plotë të vizave, tha se ky angazhim do ta impenjojë më shumë Shqipërinë për të qenë një partner serioz dhe i besueshëm. Për sa i takon çështjes së pronës private dhe legalizimeve, Presidenti tha se shteti shqiptar është i vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për përfundimin sa më shpejt dhe me sukses të plotë të këtyre reformave.