E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albpetrol mbledh urgjentisht këshillin teknik

Reagimi Zbardhet grupi i ndërhyrjes në pusin që çlironte gaz

Vdekja e inxhinierit të Qendrës së Inspektim-Shpëtimit të Ndërmarrjes së Gazit pranë kompanisë “Albpetrol” ka mbledhur me urgjencë këshillin teknik të kësaj kompanie. Drejtori kompanisë, Ferdinand Murati, ka dhënë një informacion mbi humbjen e jetës së Dhimitër Gjeçit. Sipas tij, pusi “Bubullima 14”, i cili ndodhet në sektorin Kallm–Verri të Q.P.N Sheqishte, është një pus i fondit të ndalur, i cili ditë më parë ka dhënë prezencën e një gazi të shoqëruar me ujë të kripur. Sipas tij, pusi është lënë për disa ditë nën vëzhgim dhe më pas është hartuar një plan i veçantë për hermetizimin e grykës së pusit. Drejtori Murati ka vijuar duke treguar se menjëherë pas largimit nga gryka e pusit të një pllake betoni të vendosur mbi të, kryeinxhinieri i QISHNG-së Patos, Dhimitër Gjeçi, ka rënë me fytyrë në tokë. “Pjesëtarët e nëngrupit e ngritën në krahë dhe e nxorën jashtë, por ai nuk ka reaguar. Stafi mjekësor prezent në vendngjarje ka konstatuar se vdekja ishte e menjëhershme, pasi ai nuk reagoi as ndaj masazhit kardiak”, thuhej në raportin e detajuar të kreut të kompanisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›