Dalin nga koma 6 adoleshentet, konsumuan diazepam
03/04/2009 Do trembin mësuesin në ditën e gënjeshtrave
SARANDË - Gjashtë gjimnazistet e vitit të dytë të shkollës jopublike “Dea” në qytetin e Sarandës, të cilët konsumuan një ditë më parë mbi tre kokrra secila Diazepam, tashmë ndodhen jashtë rreziku për jetën. Drejtori i spitalit civil “Petro Nako” të Sarandës, Arben Vogli, ka konfirmuar të enjten se, gjashtë adoleshentët që janë paraqitur në gjendje kome një ditë më parë kanë dalë nga ambientet e spitalit në orët e para të ditës së djeshme. “Menjëherë sapo janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit, mjekët e këtij institucioni, përveç serumit, kanë përdorur edhe oksigjenin dhe ato janë mbajtur në kontroll deri në orët e para të mëngjesit”, është shprehur Arben Vogli. Sipas tij, gjatë qëndrimit në spital mjekët kanë gjetur në xhepat e tyre kokrrat e ndaluara, të cilët ishin blerë nga një farmaci në qytetin e Sarandës.
“Lidhur me këtë ngjarje tronditëse, institucionin ynë i ka kërkuar Prokurorisë së Sarandës të fillojnë menjëherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore farmacistin që ka pranuar të japë pa recetën e mjekut kokrrat e rrezikshme”, shprehet Vogli. Ngjarja zë fill më 1 prill. Gjashtë vajzat kishin vendosur që në ditën e gënjeshtrave, të flinin në orën e mësimit për të trembur kështu mësuesin e tyre. Por, situata doli jashtë kontrollit, pasi kishin konsumuar 3 kokrra secili, duke vënë në rrezik jetën e tyre.