Albtelekom nuk pajis abonentët me fletën analitike për faturat telefonike

Qytetarëve u mohohet e drejta për të kontrolluar faturat telefonike
Kompania Albtelekom, ende vazhdon të mos pajisë pajtimtarët e sajë me fletën analitike të thirrjeve të kryera për faturat e shërbimit telefonik. Me gjithë reagimet dhe zhurmën e madhe që është bërë kohët e fundit për vlerën e faturave telefonike, asnjë qytetar pajtimtar i kësaj kompanie nuk është pajisur me fletën analitike të thirrjeve mujore, ndonëse ligjërisht, kjo fletë duhet ti shkojë abonentit bashkë me faturën e shërbimit telefonik. Meqenëse ankesat për tarifën e mujore telefonike, kanë qenë të shumta, për të cilat thuhet se kanë një vlerë shumë herë më të lartë sesa vlera e impulseve që janë konsumuar, kërkesa për tu pajisur me fletën analitike, është e drejtë dhe e domosdoshme. Ndërkaq, një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga zyrat përkatëse të Kompanisë Albtelekom, me të cilën kanë nënshkruar kontratën konsumatorët. Fatura analitike, përmban në mënyrë të detajuar të gjitha thirrjet e kryera nga numri i abonentit përkatës, bashkë me datën dhe orën kur janë kryer këto thirrje, kohëzgjatjen dhe koston e komunikimit telefonik. Dhe jo vetëm kaq, fleta analitike identifikon edhe numrat e thirrur nga konsumatori, duke i bërë ato të dallueshëm, lokal, kombëtarë apo mbarëkombëtarë. Ndërkaq, abonentët të cilët kanë pakënaqësi, me të drejtë apo jo, me vlerën e faturës së shërbimit telefonik, me anë të pajisjes me fletën analitike të telefonatave, e vërtetojnë drejtpërsëdrejti nëse çmimi i faturës është i drejtë apo jo. Jam ankuar disa herë për vlerën e shënuar në faturën e shërbimit telefonik, e cila bashkë me 1 mijë lekëshin e internetit arrin shifrën e 5 000 lekëve. Meqenëse jam i vetëdijshëm për thirrjet që kam konsumuar dhe meqë telefonin a kam të lidhur vetëm brenda për brenda Tiranës, e konsideroj shifrën jo të drejtë. Prandaj kam ardhur të kërkoj fletën analitike të thirrjeve që kam kryer, në mënyrë që të zbardhet e vërteta. Këtu tek zyra e ankesave, më thanë se për të tërhequr këtë fletë, duhet të beja një kërkese më shkrim pranë kompanisë, ndërkaq duhet të pres disa ditë dhe më së fundmi duhet të paguaj edhe një taks prej 50 lekësh. Kështu i bie që unë të sorollatem një javë mbas fletës së thirrjeve, u shpreh për gazetën SOT, Zenel Lata. E drejta për pajisjen e konsumatorit me fletën analitike të thirrjeve, është e përcaktuar edhe në kontratën e nënshkruar për shërbimin telefonik, midis Kompanisë Albtelekom dhe pajtimtarëve. Ndërkaq, kjo e drejtë është e përcaktuar edhe në ligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, ku saktësohet se konsumatori gëzon të drejtën të pajiset falas me fletën e analitike të thirrje ve mujore. Megjithatë, pjesa dërrmuese e qytetarëve që i konsiderojnë jo të drejta detyrimin mujorë të faturuar nga Kompania Albtelekom, shprehen se jo vetëm që nuk janë pajisur me këtë fletë për të vërtetuar konsumin mujorë, por për të marrë fletën me listimin e thirrjeve nevojiten disa ditë kohë. Qytetarët ankohen për abuzimet me faturat e shërbimit telefonik dhe akuzojnë Kompaninë Albtelekom, se mospajisja me fletën analitike, bëhet e qëllimtë për të krijuar hapësira abuzimi me anë të faturave telefonike. Procedurat burokratike për fletën analitike
Ndonëse Kompania Albtelekom, ka detyrim ligjorë të pajisë falas abonentët e saj me fletën analitike, e cila vërteton impulset e konsumuar gjatë muajit, kjo kompani ka vendosur disa procedura burokratike për të tërhequr këtë fletë. Ndërkaq, për të marra fletën e analitike të thirrjeve mujore telefonike, qytetarit i nevojiten disa ditë kohë duke u sorollatur nëpër zyrat e Albtelekom, derisa ta pajiset me të. Kështu, së pari abonenti duhet të bëjë një kërkesë me shkrim pranë zyrave të kësaj kompanie. Pastaj, duhet të presë disa ditë derisa kërkesa e tij të miratohet. Dhe më në fund duhet të paguajë edhe një taksë prej 50 lekësh. Megjithatë, abonentët, kanë kërkuar dhe kërkojnë dita-ditës sqarime, fletën analitike dhe dëmshpërblim për çmimet e pathemelta të faturave telefonike që, sipas tyre nuk përputhen aspak me impulset e konsumuar gjatë muajit.