Aldo Bare në qeli, salla e gjyqit e boshatisur nga palët
25/02/2010 Mungojnë avokati e prokurorët
TIRANË- Aldo Bare, ose i quajtur ndryshe ( Alfred Shkurti), shtyhet sërish. Në orën 10.30 minuta të ditës së djeshme, në sallën e gjyqit të Gjykatës për Krime të Rënda u futën vetëm katër gjyqtarë. Një prej anëtarëve të trupit gjykues, Kreshnik Omari, mungonte, por nuk ishte kjo arsyeja e vetme, për moszhvillimin e këtij gjyqi. Tavolina e dy prokurorëve Besnik Muçi dhe Gentjan Trenova ishte e boshatisur. Kryesuesja e trupit gjykues, Fatmira Hajdari, tha se dy prokurorët janë në seminare. Hajdari vazhdoi më tej me këndin e avokatit Vladimir Meçi. Sipas saj, avokati mbrojtës i të pandehurit Aldo Bare kishte lajmëruar se nuk do të ishte i pranishëm në gjyq. Në këto kushte kur salla ishte e zbrazur nga të gjitha palët, procesi ndaj Aldo Bares, nuk u zhvillua. Seanca e radhës do të zhvillohet më 3 mars. Ndërkohë që vet i pandehuri Aldo Bare nuk do të jetë i pranishëm në sallë, pasi i ka dhënë të gjitha të drejtat avokatit të tij Vladimir Meçi. Një seancë më parë Bare kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërkohë që dje prokurorët duhej të kishin dhënë mendimin e tyre për këtë kërkesë.