Përmbytjet në Shkodër, gati plani për evakuim
25/02/2010 Përkeqësohet situata, ministri Basha në terren
SHKODER- Situata hidrike në zonën e Nënhkodrës është përkeqësuar edhe më tepër gjatë 24 orëve të fundit. Banorët e fshatrave më të rrezikuar janë lajmëruar për evakuim të banesave dhe largim të së gjallë. Nisur nga shtimi i prurjeve të lumenjve Drin dhe Bunë, por tashmë edhe nga lumi Kir e Gjadër dhe rezervuari i Shtodrit kanë sjellë urgjentisht në Shkodër ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, i cili ka inspektuar fshatin Darragjat, ku po punohet për përforcim të argjinaturës, rrëzimi i së cilës do të sillte një katastrofë për këtë fshat. Gjatë takimit me banorët e Darragjatit, ministri Basha u bëri atyre thirrje që të evakuonin banesat, pasi situata sa vjen e përkeqësohet për shkak të prurjeve tepër të mëdha, që sa vijnë e rriten. Njëkohësisht ministri Basha u kërkoi banorëve vendosjen e tyre dhe të gjësë së gjallë në Bërdicë ku do kenë tërë përkujdesin e shtetit. Në fshatin Ashtë vazhdojnë të jenë të rrezikuara 11 shtëpi për shkak të gërryerjeve të lumit Drin që sa vjen gllabëron sipërfaqe të mëdha toke. Pavarësisht thirrjes për evakuim banorët e fshatit Ashtë vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Problematike paraqitet situata në fshatrat Obot, Dajç, Luarzë, Cas, por edhe në Kuç e Vukatanë të komunës Guri i Zi, si dhe në lagjen “Ajasëm” të qytetit të Shkodrës. Dje nga fshati Obot i komunës Ana e Malit janë evakuar 5 familjeve, të cilat rrezikoheshin nga niveli i lartë i ujit. Në komunën Dajç janë instaluar forca të shumta policie, pasi uji sa vjen e përparon me shpejtësi. Përveç tokave të Dajçit, uji ka bërë të pakalueshme dhe rrugën e vetme që lidh këtë komunë me pjesën tjetër të zonës së Shkodrës. Në fshatrat Cas dhe Luarzë të Velipojës uji po vërshon sipër ujit të mbetur nga përmbytja e janarit. Fshatrat Kir e Vukatanë po përballen me prurjet e lumit Kir.
Përmbytje në Durrës, protesta në Berat
Të gjitha lagjet, rrugët, sheshet, lulishtet dhe blloqet e ndryshme në qytetin e Durrësit janë vënë nën pushtetin e ujit të shirave duke përmbytur gjithçka. Reshjet e shumta të shiut kanë nisur në orët e mbrëmjes të së martës dhe nuk kanë pushuar gjatë gjithë ditës së mërkurë. Uji ka vënë nën kontroll edhe lokale e kate të para të banimit duke sjellë probleme serioze në disa shtëpi e aktivitete private. Kjo situatë ka paralizuar një sërë aktivitetesh. Deti ka pasur dallgë të larta dhe era e fortë ka shtyrë ekuipazhet të mbajnë në gatishmëri të gjithë marinarët. Ndërkohë në Berat banorët e fshatit Kapinove në komunën Vërtop të rrethit të Beratit kanë ngritur zërin ditën e djeshme në shenjë proteste, duke kërkuar ndihmë urgjente për riparimin e rrugës që i ka izoluar nga fshatrat e tjerë, komuna dhe qyteti. Është shkatërruar për rreth 200 metra lineare rruga që i lidh me fshatrat e tjerë, komunën dhe Beratit.
Shtëpi të shkatërruara dhe rrugë të dëmtuara
FIER- Sipas statistikave të mara në Shtabin e Emergjencës Civile pranë prefekturës Fier, mësohet për dhjetëra banesa të pabanueshme, qindra të tjera të rrezikuara, dhjetëra ha tokë të dëmtuar, shkarje dhe gërryerje masive të tokës, shkatërrim rrugësh etj. “Në fshatin Hekal të komunës me të njëjtin emër janë rreth 7 banesa të shkatërruara plotësisht (të pabanueshme ), 10 banesa të rrezikuara dhe 3 ha tokë e dëmtuar. Sipas inspektorit të emergjencave civile, Viron Balla, në rrethin e Fierit janë shkatërruar si rezultat i gërryerjeve dhe rrëshqitjeve të dheut rreth 30 banesa, ndërkohë që rrezikohen seriozisht 69 banesa të tjera dhe janë dëmtuar 26 ha tokë e kultivuar me vreshta dhe frutikulturë. “E njëjta situatë është dhe në rrethin e Mallakastrës. 20 banesa janë të pabanueshme ,71 të dëmtuara rëndë, 25 ha me vreshta dhe drufrutor të dëmtuara, dhjetëra km rrugë të dëmtuara, si dhe disa ujëmbledhës të rrezikuar”,-tha Balla. Situatë jo e mirë në gjendjen e rrugëve nacionale. Problematike janë akset rrugore Fier-Vlorë, Fier-Berat, Patos-Berat. Përveç rrëshqitjeve të akseve të ndryshme ka edhe krijimin e gropave të mëdha.