E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferohen në Shqipëri tre të burgosurit e parë

25/02/2010 Mbyllja e burgut “Guantanamo”

TIRANE- Tre të dënuar që vuanin dënimin e tyre në burgun famëkeq të “Guantanamos” janë transferuar në Shqipëri, mbi bazën e një marrëveshje të kryer midis vendit tonë dhe SHBA-së. Personat e arrestuar në Afganistan, quhen Saleh bin Hadi Asasi me kombësi tuniziane, Sharif Fati Ali al Mishad me kombësi egjiptiane dhe Abdul Rauf Omar Mohammad Abu al Qusin me kombësi libiane. Këta shtetas kanë mbërritur dje në aeroportin e Rinasit, ku të shoqëruar nga efektivët e policisë janë dërguar në qendrën e azil kërkuesve në kryeqytet. Të tre shtetasit dyshoheshin për lidhje me Al Kaedën dhe janë burgosur 7 vjet më parë në “Guantanamo” pas akuzave të ngritura ndaj tyre për aktivitet të gjerë terrorist. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme thuhet se transferimet u kryen në bazë të një marrëveshjeje individuale midis qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë shqiptare. Tre të burgosurit e “Guantanamos” akuzoheshin nga CIA se gjatë kohës së qëndrimit në Afganistan, ata kanë kryer akte terroriste duke vënë eksplozivë në ndërtesa të ndryshme, si dhe duke stërvitur ushtarët e Al-Kaedës. Transferimi i tyre në Shqipëri është bërë si rezultat i politikave të ndjekura nga Barak Obama për mbylljen e burgut famëkeq.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›