E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qiriri i Pashkëve djeg banesën në Fier

21/04/2009  Shpëtojnë familjarët

FIER- Ka qenë festa e Pashkëve dhe qiriri i ndezur për shpirtin e Krishtit është bërë shkak për djegien e një banese në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit. Në fakt pakujdesia e të zotëve të shtëpisë, që edhe pse nuk kanë qenë në banesë kanë lënë të ndezur qiririn e Pashkëve, mësohet të jetë versioni zyrtar i djegies së banesës në Sako Gjinit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes se kaluar. Ka qenë ora 23:30 e mbrëmjes së kaluar kur stacioni i zjarrfikësve në Fier është njoftuar për një zjarr të rënë në lagjen “11 Janari” të qytetit të Fierit. Mësohet se zjarri është sinjalizuar se kishte rënë në një apartament që ndodhej në një pallat pesëkatësh. Menjëherë drejt vendit të zjarrit ka shkuar si fillim një mjet zjarrfikës për t’u pasuar minuta më vonë edhe nga një tjetër mjet si dhe nga forcat e shpëtimit. Burimet nga Reparti i Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri në prefekturë tregojnë se zjarri ka përfshirë banesën e Sako Gjinit. Familjarë të Gjinit kishin lënë një qiri ndezur në sallonin e apartamentit të tyre. Qiriri mendohet se ka shkrirë mbi mbulesën e tavolinës, e cila ka marrë flakë. Forcat e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjithë anëtarët e familjes, të cilët kishin shenjat e asfiksimit dhe për afro 1 orë kanë mundur që të ndalojnë plotësisht flakët dhe përhapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›