E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca për Vlerat Njerëzore, partia më e re



Në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, krijohet edhe një tjetër parti, Aleanca për Vlerat Njerëzore (AVNJ). Kryetari i kësaj partie, Anton Gurakuqi, deklaroi dje u shpreh të martën, gjatë një deklarate për shtyp: “Sot shpallim partinë më të re në Shqipëri, Aleanca për Vlerat Njerëzore (AVNJ), si një domosdoshmëri kur më shumë se kurrë në politikën shqiptare duhen vlera njerëzore”. AVNJ, sipas tij, është partia e demokristianëve të vërtetë, e mijëra e mijëra shqiptarëve të tjerë, që gati pas dy dekadash, ndihen të lodhur nga politika. “Sot jam edhe më pranë me mijëra e mijëra demokristianët e vërtetë, më të cilët për vite e vite me radhë, kemi besuar dhe kontribuar në vlerat bazë demokristiane, si mbrojtja e jetës, familjes, moralit dhe dinjitetit njerëzor”, - u shpreh Gurakuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›