E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleks Luarasi zgjidhet nënkryetar i Konferencës së Rektorëve



Aleks Luarasi, rektori i Universitetit jo publik “Luarasi” në Tiranë është përzgjedhur dje si nënkryetar i Konferencës së Rektorëve. Pas votimit të pranishmëve, rektorë dhe drejtues të universiteteve publike e private kanë përzgjedhur z.Luarasi si nënkryetar. Mësohet se në mbledhje është miratuar gjithashtu statuti i Konferencës së Rektorëve si dhe plani akademik 2008-2009. Kjo është mbledhja e dytë që zhvillon Konferenca e Rektorëve, pas asaj të muajit qershor ku u zgjodh si kryetar Jorgo Kacani, rektor i Universitet Politeknik në Tiranë. Sipas rregullores, përzgjedhja e kryetarit të Konferencës së Rektorëve duhet të jetë vetëm nga universitet publike, ndërsa e nënkryetari nga universitetet private.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›