E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pikat më joshëse të kryeqytetit

Këto pika vizitohen më shumë nga turistët

Të rinjtë parapëlqejnë më tepër kafet

Shpeshherë na ndodh që kur miqtë tanë vijnë nga jashtë të mos dimë se çfarë t’u prezantojmë nga vendi ynë. Për shumë të rinj kryeqytetas prezantimi i Tiranës bëhet nëpër bare apo lokale duke konsumuar një kafe dhe pak bisedë. Disa të tjerë mjaftohen me dërgimin e telegrameve me figura. Por pak prej tyre dinë që Tiranë ka një larmi pikash mjaft të bukura që mund të vizitohen. Për fatin tonë të mirë, jetojmë në një qytet të mbushur me histori dhe kulturë. Ndonëse nuk do të mjaftonte një ditë për të prezantuar të gjitha pikat joshëse të Tiranës të jenë të sigurtë se miqtë tuaj do të kënaqen dhe ju do të ndiheni krenar për vlerat historike dhe kulturore që kanë këto pika. Një miniguidë, për të cilën nuk ke nevojë për hartë, shumë mirë të orienton për të gjetur këto oaze për të shuar etjen si ti ashtu edhe miku juaj i jashtëm. Monumenti i Heroit tonë Kombëtar,

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Muzeu Historik Kombëtar

Ndodhet në Qendër të Tiranës dhe është ndërtuar në Tiranë më 28 tetor 1981. Muzeu Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit.

Afresku në ballë të tij titullohet «Shqipëria» dhe është një nga kryeveprat e krijuara ne periudhën e komunizmit. Mbas viteve 1990 ky afresk/mozaik u restaurua për të hequr yllin në flamurin shqiptar.

Muzeu Historik Kombëtar ka në fondin e tij 3600 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare, pjesa më interesante e të cilave u përkasin periudhave që nga paleoliti deri në antikitetin e vonë (shek. IV e.s); këto janë ekspozuar brenda pavijonit të Arkeologjisë, që numëron në vetvete mbi 400 objekte.

Një pjesë e mirë e muzeut tregon kohën e diktaturës komuniste dhe është restauruar me dokumente dhe fakte për të përndjekurit politike. Diçka tepër interesante që ia vlen të vizitohet.

Teatri i Operas dhe Baletit

Në vitin 1966 përfundoi ndërtimi i Pallatit të Kulturës, ku vendosen edhe Teatri i Operas dhe Baletit si dhe Biblioteka Kombëtare. Pallati u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër në kohën e lidhjeve shqiptaro-tuse. Evenimentet muzikore apo baletet janë ende pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Xhamia e Ethem Beut dhe Kulla e Sahatit

Xhamia e Ethem Beut ka filluar të ndërtohet në vitin 1794 nga Mulla Beu. Ndërtimi i saj zgjati 27 vjet deri në vitin 1821 dhe u përfundua nga djali i Mulla Beut, Ethem Beu.

Ambientet e brendshme të xhamisë përbehen nga salla e lutjeve, e cila është e mbuluar me kupolë, portiku dhe minarja. Ndriçimi i brendshëm bëhet nëpërmjet 5 dritareve në secilën faqe, të vendosura në tri radhë. Portiku qarkohet me 14 harqe vendosur mbi 15 kolona dhe copash prej guri, mbi të cilat janë kapitelet e zbukuruara me motive bimore. Arkadoja mbaroi së pikturuari në vitin 1823. Për vlerat që ka, xhamia nuk u prish gjatë kohës se komunizmit dhe u shpall Monument Kulture nën mbrojtjen e Shtetit.

Kulla e Sahatit u përfundua në vitin 1830 me ndihmën e familjeve të pasura të Tiranës, rreth 8 vjet pas fillimit të ndërtimit të saj nga Haxhi Ethem Beu. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina, familje e njohur në Tiranë me traditë orëndreqësish. Një sahat modern u ble në vitin 1928 në Gjermani nga shteti shqiptar dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Sahati u dëmtua gjate Luftës së Dytë Botërore por u rivu përsëri në punë në korrik të vitit 1946.

Katedralja e Shën Palit

Katedralja u ndërtua në fund të vitit 2001 dhe është ndër më të rejat katedrale dhe më e madhja në Tiranë. Emri i saj kujton Apostulin Pal si ungjillëzuesin e pare të trojeve shqiptare, në vitin 52 pas Krishtit. Në një letër drejtuar romakëve, Shën Pali deklaron se "... ka çuar fjalën e shenjtë deri në Iliri". Në brendësi të katedrales ndodhet monumenti i Nënë Terezës dhe i Gjon Palit të dytë.

Mali i Dajtit me teleferik

“Dajti Express” ofron mundësinë për të vizituar malin e Dajtit pranë ish-kampit të pushimit të pionierëve. Bileta vajtje-ardhje kushton 500 lekë. Në Dajt presin minibuset që të cojne në lokalet përreth. Një vizitë tek "Gurra e Perrisë" ia vlen për shkak të ambientit si dhe të çmimeve.

Piramida

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe Kambana e Paqes. Ish-muzeu "Enver Hoxha" u përurua në vitin 1988. E quajtur ndryshe "Piramida" gjatë lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, për shkak të formës së saj arkitektonike. Muzeu u projektua nga nja grup arkitektësh nën drejtimin e vajzës së Enver Hoxhës, Pranvera Hoxha, dhe Klement Kolanecit. Sot tek Piramida zhvillohen shumë panaire kombëtare apo ndërkombëtare.

Kambana e Paqes

U ndërtua nga fëmijët e komunitetit katolik të Zadrimës, nën kujdesin e ish-presidentit të Republikës, Rexhep Mejdani, dhe ish-ministrit të Kulturës Edi Rama.

Kalaja e Dorsit

Gjendet në rrethinat e Pezës dhe i përket kulturës së hershme ilire.

Kalaja e Petrelës

Gjendet në jug të Tiranës në të djathtë të rrugës kryesore Tiranë-Elbasan.

Kalaja e Bashtovës

U ndërtua në mesjetën e vonë në shek. XIV kur filloi të shfaqej sistemi feudal në Shqipëri. Gjendet në perëndim të Rrogozhinës, 3-4 km në veri të derdhjes në det të lumit Shkumbin. Ajo u shërbente venecianëve për mbrojtjen e skelave detare e lumore.

Kalaja e Prezës

Është ndërtuar nga turqit pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. I përket fundit të shek. XV dhe ndodhet në vargun perëndimor të kodrave që e rrethojnë fushën e Tiranës për të mbikëqyrur zonën e Krujës si një zonë e fortë kryengritjesh.

Ministritë

Ministritë përfaqësojnë vlera të mëdha arkitektonike. Janë ndërtuar në vitin 1930 në kohën kur Shqipëria ishte Mbretëri nën udhëheqjen e Mbretit Zog. Pas pushtimit gjerman, d.m.th pas mbarimit të Luftës II Botërore në vitin 1966 u ndërtuan Pallati i Kulturës dhe Teatri i Operas dhe Baletit, në vitin 1968 u ndërtua Monumenti i Skënderbeut në vitin 1981, Muzeu Historik Kombëtar dhe më 1987 Qendra Ndërkombëtare e Kulturës (Piramida).

Muzeu Arkeologjik

Galeria e Arteve

Ekspozita e Kulturës Popullore

Në Tiranë është gjithnjë e këndshme të bësh një shëtitje në parkun e madh të Tiranës, i cili shtrihet në pjesën jugore të qytetit dhe zë një sipërfaqe prej 230 ha. Në qendër të këtij parku gjendet një liqen artificial me sipërfaqe prej 55 ha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›