Ulet me 3 mijë numri i të papunëve
Numri i të papunëve në vendin tonë është ulur nga 143 mijë që ishte 7 muaj më parë, në 140 mijë këtë periudhë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka, gjatë analizës 7-mujore të dikasterit që drejton. Ndërkohë, ai theksoi se ndihma ekonomike është shtuar me 27 për qind gjatë një viti, me një vlerë reale prej 700 milionë lekësh. Ministri Barka bëri të ditur se numri i subjekteve të huaja që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë është rritur. Ndërsa për sa i përket programit të nxitjes së punësimit këtë vit, sipas tij, janë çelur 158 projekte me fondin prej 200 milionë lekësh, në të cilin janë punësuar mbi 2,800 punëkërkues të papunë.
Ministri tha se për këtë vit politikat e mbrojtjes sociale do të jenë prioritet i kësaj ministrie. “Për vitin e kaluar, pra për 2007, popullsia nën nivelin e varfërisë ka qenë 16,9% ndërsa këtë vit, duke zbatuar dhe vënë në jetë këto reforma, pritet që kjo shifër të arrijë deri në 14%”, – tha z. Barka. Ai siguroi se ministria e tij ka programuar ndërhyrje për shfrytëzimin e sa më shumë fondeve, por gjithsesi ka shumë për të bërë. Gjithsesi, sipas Barkës, nuk mund të premtohet eliminimi i varfërisë në vendin tonë. “Kemi arritur në një nivel të kënaqshëm, por duke pasur parasysh nevojat, kemi akoma shumë punë për të bërë”, – tha ai. Për sa i përket çështjes së fëmijëve që detyrohen të punojnë apo të lypin rrugëve të Shqipërisë, ministri Barka tha se largimi i tyre nga rruga nuk do të bëhet me forcë, por zgjidhja më e përshtatshme do të ishte krijimi i kushteve të përshtatshme të jetesës së tyre, pra duke i siguruar prindërve punë. Ministri Barka tha se për këtë problem nevojitet bashkëpunimi dhe më institucione të tjera si Ministria e Brendshme dhe organet e pushtetit vendor.
Nga të dhënat e zyrave të punës, rezulton se është rritur me 10% numri i personave fizike të punësuar, ose të vetëpunësuar, krahasuar me një vit më parë. Aktualisht në 237 ndërmarrje me kapital të përbashkët, numri i të punësuarve është rritur nga 6.913, në 9.540 vetë, gjithashtu është dyfishuar numri i të punësuarve në transport dhe telekomunikacion dhe në sistemin bankar, ndërsa mbitrefishuar në arsim e shëndetësi. Ministri Barka deklaroi se vëmendja e ministrisë “është përqendruar në forcimin e dialogut social, i cili kërkon organizata të forta të punëdhënësve dhe punëmarrësve”. Sipas tij, deri tani janë zgjidhur 30 mosmarrёveshje kolektive, ku 53% e tyre, me procedura ndёrmjetёsimi.
“Për herë të parë këtë vit, ndihma ekonomike nga data 1 korrik 2008, u indeksua me 10%. Sipas ministrit Barka, programi i pagesës për personat me aftësi të kufizuar, përfshin 57 mijë persona, të cilët duke filluar nga 1 korriku marrin 8.700 lekë në muaj, nga 8.000, që kanë marrë deri tani, pra, 10% më shumë”, – deklaroi ministri.
Sipas të dhënave të ministrisë, të njëjtën shumë përfitojnë edhe 14 mijë të verbër. Rreth 2 mijë para-tetraplegjikë, përfitojnë 12.000 lekë për paketën e tyre higjieno-sanitare, nga 9.000 lekë që ishte deri tani, ose 33% më shumë. Ndërkohë, për invalidët e punës, masa e subvencionimit të karburantit u rrit në 6.000 lekë/muaj, nga 4.000, që merrnin para 1 korrikut, pra me 50% më shumë.