Alfred Trebicka: Kolonel Zogu, pasqyrë e realiteteve ballkanike post-komuniste

Pas premierës në teatrin Skampa, shfaqja vjen në Tiranë në muajt shtator-tetor
Pas shfaqjes Valle vdekje në qytetin Korçës regjisori Alfred Trebicka sjell një tragjikomedi në qytetin e Elbasanit. Tragjikomedia "Kolonel Zogu" me autor shkrimtarin bullgar Hristo Boicev dhe regji të Alfred Trebickës, u shfaq para disa ditësh në skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan. "Kolonel Zogu" është një nga veprat më të njohura jo vetëm në Ballkan e Europë, por dhe më gjerë, ndërsa autori i saj, Boiçev është lauruar me disa çmime prestigjioze në fushat e artit. Regjisori i premierës Alfred Trebicka tregon se vepra është bashkëkohore dhe pavarësisht se autori është bullgar. "Vepra është sa bullgare, aq dhe ballkanike për fenomenin që trajton; raportet me vetveten dhe komunitetin ndërkombëtar", thekson ai. Sipas regjisorit vepra ka gjuhë metaforike dhe simbolike nëpërmjet personazheve dhe karaktereve konkretë. Simbolizohet tollovia post-komuniste në përgjithësi e vendeve të Ballkanit, dëshira dhe ëndrra e madhe për tu integruar në botën perëndimore të zhvilluar dhe të qytetëruar. Në këtë tragjikomedi trajtohen mënyrat se si kërkohen dhe trajtohet integrimi drejt botës ", shprehet ndër të tjera ai. Më tej regjisori Trebicka për veprën ka pohuar se kjo vepër ka marrë jetë falë bashkëpunimit mes skenografit Fatbardh Marku dhe aktorëve Romir Zalla, Marin Orhanasi, Erjona Kakeli, Salsano Rrapi, Ledio Lako, Roland Saro etj, me mbështetjen e veçantë të bashkisë së Elbasanit. "Vepra kërkon energji si të karakterit të brendshëm, edhe atij fizik, dhe kjo është një nga arsyet që kjo premierë është ndërtuar me një grup interpretuesish të rinj në moshë", thekson ndër të tjera regjisori. Më tej ai shton se: Komedia Kolonel Zogu është një pasqyrë e realiteteve ballkanike post-komuniste dhe ka shumë pika të përbashkëta me realitetin shqiptar dhe në këtë pikë mendoj se publiku elbasanas dhe më gjerë është tepër komod në perceptimin e problematikës që ngre vepra. Rrethanat e situatat që krijohen në vepër dhe që rrjedhin me një dinamikë të admirueshme dhe karakteristike për popujt ballkanikë sjellin situatë plot humor sarkastik, që sa të bëjnë për të qeshur po aq edhe të zhysin në mendime për udhëkryqet në të cilat janë në përgjithësi popujt ballkanikë.Regjisori Alfred Trebicka e solli këtë vepër në skenën e teatrit Skampa, pas një tjetër suksesi që ia pati me shfaqjen Valle Vdekje në skenën e teatrit të Korçës, e ndërkohë që pas sukseseve njëri pas tjetrit, regjisori Trebicka pret që veprat e tij ti ngjisë dhe në skenën teatrore të Tiranës në muajt shtator dhe tetor.
Komedia Kolonel Zogu e autorit bullgar Hristo Boicev
Është materiali dramaturgjik që shërbeu si bazë e këtij projekti teatror. Një komedi e zezë në zhanrin e vet ku mjeshtërisht autori stigmatizon qoftë mendësinë e Europës Lindore dhe në veçanti atë Ballkanike pas rënies së komunizmit, por edhe hipokrizinë apo falsitetin e mbështetjes së Perëndimit në instalimin e demokracisë në këtë pjesë të Europës. Autori nuk përcakton realisht gjeografinë fizike të vendit të veprimit, por simbolika e tij është krejt e qartë. Në këtë kuptim vepra dramatike mund të vendoset kudo në rajonin ballkanik të Europës, pse jo edhe në Shqipëri. Një manastir i shndërruar në spital psikiatrik, i braktisur dhe i lënë në mëshirë të fatit, papritur shndërrohet në një organizëm të disiplinuar dhe tejet të organizuar që kërkon të integrohet në strukturat europiane dhe ato të atlantikut të veriut, por mjetet e komunikimit janë të pa mjaftueshme dhe jo kontemporane. Për momentin ata ndodhen krejtësisht të izoluar dhe ndjejnë nevojën e vendosjes së kontaktit me botën e qytetëruar, thërrasin në ndihmë mjetet e lashta të komunikimit dhe ata janë zogjtë postarë nëpërmjet të cilëve mendohet dhe ëndërrohet të vendoset komunikimi dhe integrimi aq i shumë kërkuar nga kjo pjesë e rajonit. Situatat në komedi janë sa naive në dukje po aq simbolike dhe me një domethënie të madhe në mesazhet që përcjellin. Autori është i pamëshirshëm si ndaj miqve perëndimore ashtu edhe ndaj vetvetes. Pra fajtorë për gjendjen në të cilën jemi nuk janë vetëm organizmat ndërkombëtare, por në radhë të parë jemi ne vetë. Nëpërmjet karaktereve të veprës autori sjell pothuajse të gjitha kategoritë sociale post-komuniste të vendeve ish-komuniste, produktin dhe nënproduktin e atij sistemi që shpërfytyroi si shoqërinë ashtu edhe individin, por vepra nuk mbetet me kaq, autori shkon më tej ne po vazhdojmë të gabojmë në instalimin e demokracive të reja, tepër të brishta post-komuniste dhe në këtë pikë gabimi apo faji nuk është vetëm tek ata që duan të na qyteterojnë, por edhe i yni. Autori nuk merr përsipër të japë zgjidhje të këtij problemi, ai thjeshtë i bën një autopsi situatës gjeo-politike në rajon dhe me shumë guxim vendos dorën në plagët e shumta qoftë sociale, qoftë politike etj. Last Updated on Friday, 26 June 2009 01:53